rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: Egjipti ka qenë gjithmonë shenjë shprese


“Egjipti për ne përfaqëson një shenjë shprese, strehimi e ndihme”. Kështu tha Papa Françesku në katekizmin e Audiencës së Përgjithshme, duke u nisur nga fragmenti i Ungjillit të Mateut 2,13-14, të cilin ia kushtoi udhëtimit të tij të fundit, duke kujtuar se pikërisht Egjipti, “kur ajo pjesë e botës qe e uritur, e priti Jakobin me bijtë e vet, e Jezusi kur qe persekutuar shkoi atje””.

”Për këtë – ua shpjegoi Papa besimtarëve që kanë mbushur përplot sheshin e Shën Pjetrit, “rrëfimi i udhëtimit tim është pjesë e kësaj udhe të shpresës, si për historinë e së kaluarës, e po kështu edhe për sot”.

E në realitet, shtoi Ati i Shenjte, “thesari i madh historik dhe fetar i Egjiptit dhe roli i tij në rajonin e Mesdheut i jep një detyrë të veçantë në udhën drejt një paqe të qëndrueshme, që mbështetët jo mbi të drejtën e forcës, por mbi forcën e së drejtës”.