rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha shqiptare

Lutja e Gjon Palit II - Zojës së Shkodrës


O Zoja e Shkodrës, Pajtorja e Shqipërisë,

ti Nëna jonë e ëmbël!

Ti, që në zemër të rrjedh gjaku i popullit tënd:

silli sytë e tu mbi këtë komb

që pati fatin ta marrë mësimin e parë të Ungjillit

nga goja e Apostujve

e që Ty të nderoi përherë me dashuri të pastër bijnore.

Edhe sot, në errësirën e provës,

ky komb të drejtohet Ty plot shpresë

e pret ndihmën tënde amtare.

Ti i prin Kishës në shtegtimin e fesë:

silli sytë e tu mbi bijtë e bijat shqiptare

në shtegtim, ngarkuar me prova e mundime.

Forco të ligshtit, ngushëllo të mjeruarit,

mbaje të gjallë fenë në zemrat e të gjithëve!

O Nënë e Shëlbuesit,

bekoji familjet e krishtera, thelb i Kishës së Birit tënd hyjnor!

Nënë e shpresës, shpejtoje ditën kur ky popull fisnik

do t’i shikojë të realizuara edhe njëherë

të gjitha dëshirat e thella të shpirtit të tij,

atëherë kur të gjithë, bij e bija,

do të kenë mundësinë të bashkohen në harmoni të plotë

për të rindërtuar të ardhmen në drejtësi e paqe. Amen.