rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Kremtime

Papa Françesku: Nënë Tereza, samaritane e kohëve tona


Të enjten e Madhe të Pashkëve, në Meshën e Bagmit, duke u dhënë meshtarëve porosi për misionin e tyre, kumtimin e Ungjillit, Papa Françesku u kujtoi edhe një herë shembullin e shkëlqyer të Shën Nënë Terezës. Një enë e re - kujtoi – konkrete, që Zoti na e dhuroi, një “samaritane, që quhet Nënë Tereza. Ai e thirri e i tha:

“Vogëlushja ime: ‘Kam etje’. Vocrrake, eja e më prij kah skutat e të varfërve. Eja, ji ti drita ime! Nuk mund të shkoj vetëm. Nuk më njohin, prandaj nuk më duan. Më ço tek ata”.

E ajo u nis. Me gazin, që nuk iu nda kurrë nga buzët, me mënyrën si ua prekte, me duart e saj,  plagët, ua çoi të gjithëve  Lajmin e Mirë.

Papa Françesku theksoi se kjo nuk është thjesht figurë simbolike e dashurisë për njeriun  Këtë figurë e mishëroi si moskush Nënë Tereza, duke u bërë samaritane e kohëve moderne, që diti ta shuajë etjen e Jezusit për shpirtrat. Po Jezusi ka etje, përsëri, edhe e sidomos, sot…