rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Rubrika / Liturgjia

Zef Serembe: KRYQI


Zef Serembe: KRYQI

Njeriu që te mali rron i zënë,
Majën rri e shikon, të lumin shesh.
Niset të veje atje, po s’ e arrin,
Se prapë e shtyn i egëri rrebesh.

I fortë është dheu e ikën shpejt kjo jetë.
Ikën si ajri që fryn e që lëmon.
Për ditë e keqja na bën dhe më të shkretë,
shpresa, pa rritur pendët, fluturon.

Te i mjeri dhé që terri e vithisi,
Kryqi u ngrit e rrotulla na mbledhë.
Mos t’vemi e të biem te abisi,
E të mos biem n’të Luciferit zgjedhë.

Mbi gjithësinë Kryqi ngrihet lart, në maje!
Atje kush kapet, gjen përdëllim.
Atje është paqja – nuk ka më kujë e vaje:
Kryqi është ndjesë e dritë e është amshim!
 

* Përshtatur nga arbërishtja në shqipen e sotme.
Zef Serembe