rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Bota / Aktualiteti ndërkombëtar

Vatikani për Shën Pjetërburgun: dialogu fiton mbi terrorizmin


Qyteti rus i Shën Pjetërburgut në zi, pas atentatit në metropolitanë, që shkaktoi 14 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Rusisë i shprehën solidaritetin gjithë krerët ndërkombëtarë, ndërsa hetimet identifikuan autorin e masakrës së re.

         Kamikazja e metrosë është qytetar rus me origjinë kirgize dhe me moshë 22 vjeç. Duhen akoma sqaruar arsyet e gjestit dhe lidhjet e mundshme të atentatorit me grupet terroriste të jashtme. Presidenti Putin vuri një kurorë me lule në vendin e shpërthimit, ndërsa po merr telefonata nga e gjithë bota. Këshilli i Sigurimit i OKB-së e quajti aktin, terrorizëm burracak. Vatikani uron që dialogu të fitojë mbi terrorizmin.