rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Udhëtime e vizita

Publikohet programi i udhëtimit të Papës Françesku në Egjipt, më 28 e 29 prill


Salla e Shtypit e Vatikanit publikoi sot programin e Udhëtimit Apostolik të Papës Françesku në Egjipt, më 28 e 29 prill. Nisja, nga aeroporti i Fiumiçinos për në Kajro, në orën 10.45, të premten më 28 prill. Ceremonia e mirëseardhjes do të mbahet në Pallatin presidencial në Heliopolis, ndjekur nga vizita e kortezisë tek presidenti i Republikës dhe tek Imami i Madh i Al-Azharit. Papa do t’u mbajë fjalimin e tij të parë pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes.

         Pasdite, takimi i Atit të Shenjtë me autoritetet dhe vizita e kortezisë te Shenjtëria e Tij Papa Tawadros II, ku parashikohet fjalimi i dytë i Françeskut. Dita e së shtunës, 29 prill, do të fillojë me meshën shenjte, pas së cilës, Papa do të rrijë për drekë me ipeshkvijtë egjiptianë. Pasdite, lutja me klerin, rregulltarët dhe seminaristët. Së fundi, Papa Françesku do të largohet nga Kajro në orën 17.00 për të mbërritur në aeroportin e Ciampino-s rreth orës 20.30.