rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha në botë

Rregulltarët Somaskë, ndërmjet burgut e rrugës


Një Kongregatë rregulltare murgarë lindur “në burg” e rritur “në rrugë”: kështu eprori i përgjithshëm Franco Moscone e paraqiti para Papës Françesku realitetin e kierikëve të rregullte Somaskë, mbledhur nga 14 marsi deri më 1 prill në Albano Laziale, afër Romës, në kapitullin e 138-të të përgjithshëm. Burgu e rruga, shpjegoi atë Moscone, “janë vendet fizike dhe ekzistenciale të rritjes e të realizimit të misionit që na është besuar për të mirën e Kishës e të shoqërisë civile: ndërtimi i mjediseve mikpritëse ku është e mundur të bëhet eksperienca e përdëllimi dhe e mëshirës, ku ndërtohet komunikimi i relacioneve, urave, që mund të bashkëpunojnë në reformën e popullit të krishterë”.

Të pranishëm në 24 kombe në pesë kontinente, rregulltarë somaskë privilegjojnë “vendet e kufijve e të periferive”, duke u ndjerë nga Papa të “inkurajuar e të përforcuar për të vazhduar në dhurimin e karizmës sonë Kishës e botës në kohën e emigracionit e të shumëkulturalitetit”. Një mision ky që u ripohua nga eprori i përgjithshëm i Etërve Somaskë me premtimin e “tre besnikërive të padukshme”: ndaj Zotit, ndaj Kishës e ndaj të  varfërve.

Somaskët regulltarë që janë të njohur me këtë emër, janë kierikë rregulltarë nga Somasca, themeluar më 1534 pikërisht në Somasca ( një vend afër Lecco-s në Itali) nga Shën Jeronim Emiliani. Këta rregulltarë ndjekin rregulloren murgare të shën Agostinit. Misioni i tyre i veçantë është ndihma e bonjakëve, të varfërve, por kujdesën e punojnë edhe nëpër famullitë kishtare e në edukimin e të rinjve nëpër kolegje.