rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Rubrika / Kalendari

Shenjtorët e Javës 26 mars – 2 prill


E diel 26 mars Kisha kremton të dielën e 4-të e të fundit Krezhmëve. Gjithnjë më 26 mars përkujtohet Shën Eutiku, nëndiakon i Aleksandrisë së Egjiptit. U martirizua nga ipeshkvi heretik arian Gjergji, në kohën kur perandor i Romës ishte Kontanci, për shkak të fesë së tij katolike. 

Të hënën më 27 mars, përkujtohet Shën Ruperti. Me prejardhje nga Irlanda, rreth vitit 700 shkoi në Bavari, ku iu përkushtua predikimit e jetës murgare shëtetëse. Qyteti i Salsburgut (qyteti i kripës), e kujton Rupertin jo vetëm si ipeshkvin e parë, por edhe si ri-themeluesin e qytetit, mbi rrënojat romake.

Të martën më 28 mars, përkujtohet e lumja Jeane Marie de Maillé (Zhanë Mari de Majé). E veja me prejardhje fisnike, pasi e humbi të shoqin në luftë, e dëbuar nga shtëpia ku kishte lindur dhe e zhveshur nga të mirat tokësore, jetoi, e mbyllur në një qeli të vogël pranë një kuvendi françeskan, duke lypur bukën e gojës dhe plot me besim në Zotin. Vdiq në vitin 1414.

Të mërkurën më 29 mars, përkujtohet i lumi John Hambley (Gjon Hëmbli), meshtar e martir. U dënua me vdekje në vitin 1587 gjatë mbretërimit të Elizabetës I, vetëm sepse ishte meshtar.

Të enjten më 30 mars, përkujtohet Shën Gjon Klimaku, abat i Sinait, Shën Amedeu IX i Savojës e Shën Leonardi Murialdo.

Të prermten më 31 mars, përkujtohet Shën Balbina, matronë romane e Shën Beniamini, diakon e martir.

Të shtunën më 1 prill, përkujton festën e shën Venancit, ipeshkëv i Salonës e martir dhe Shën Ugos, ipeshkëv i Grenoblës.

Të dielën e ardhshme më 2 prill, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 5-të e të fundit të kohës së Krezhmëve. Gjithnjë më 2 prill përkujtohet edhe Shën Vinçenci nga Paola, vetmitar, themelues i Urdhërit të Rregulltarëve të Vegjël dhe Shën Marina egjiptiane.