rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Takime e ngjarje

Papa Françesku: të mos i braktisim refugjatët dhe nevojtarët


Lutuni që refugjatët dhe të braktisurit “të gjejnë mikpritje e ngushëllim në bashkësitë tona”. Kjo është këshilla e Papës Françesku në videomesazhin, me të cilin paraqet ndjetin e lutjes për muajin shkurt.

 “Jetojmë në qytete, ku ndërtohen kulla e qendra tregtare dhe realizohen biznese të mëdha shitblerjeje të pasurive të patundshme, por ku lihet një pjesë mënjanë, në periferi”. Ati i Shenjtë vëren me keqardhje gjendjen e botës së sotme. “Si pasojë e kësaj gjendjeje – nënvizon Françesku – masa të mëdha popullsish përjashtohen dhe mënjanohen: pa punë, pa horizonte, pa rrugëdalje”.

Të varfërit të mirëpriten në qytete

“Mos i braktisni – bën thirrje Papa. Lutuni, së bashku me mua, për ata që sprovohen, sidomos për të varfërit, refugjatët e të mënjanuarit, që të gjejnë mikpritje e ngushëllim në bashkësitë tona”.

Në videomesazhin, përmes të cilit paraqitet ndjeti i lutjes, shihet një i ri i braktisur, në rrugën e një qyteti të madh, fillimisht, në indiferencën më të madhe të kalimtarëve, që më pas “zgjohen” dhe e rrethojnë me dashuri e solidaritet.