rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Takime e ngjarje

Solidariteti i Papës për të dëmtuarit nga zjarri në Kili


Papa Françesku shpreh “afërsinë e tij shpirtërore me të plagosurit e me ata, që vuajnë pasojat” e zjarreve, të cilat kanë përfshirë këto ditë rajonet qendrore të Kilit. Deri tani, kanë humbur jetën gjashtë vetë: 2 policë dhe 4 zjarrfikës.

Në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, dërguar kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore vendase, imzot Santiago Silva, Ati i Shenjtë siguron se lutet për viktimat, duke i kërkuar Zotit t’u japë forcë e ngushëllim të gjithë atyre, që janë prekur nga kjo fatkeqësi. Gjithashtu, i lutet Hyjit të frymëzojë ndjenja solidariteti, në mënyrë që njerëzit, në këto çaste të vështira, “të bashkëpunojnë frytshëm, me bujari e dashuri, për t’i lehtësuar dhimbjet dhe për t’i kapërcyer vështirësitë”.

Është gjendja më e vështirë, krijuar nga zjarri, gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në Kili, ku aktualisht është stina e verës. Flakët kanë djegur 2.380 kilometra katrorë në rajone pak të populluara, në jug të kryeqytetit Santiago. Autoritetet vendase kanë deklaruar gjendjen e emergjencës dhe kanë shpërngulur më se 4 mijë vetë. Shtetet amerikane po përpiqen ta ndihmojnë Kilin. Nga SHBA-të ka mbërritur tashmë një avion, që ka kapacitet 22 herë më të madh për transportimin e ujit, në krahasim me një avion të zakonshëm kundër zjarrit.