rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha në botë

DBR-ja e Panamasë do të mbahet nga 22 deri më 27 janar 2019


Dita Botërore e Rinisë në Panama do të mbahet nga 22 deri më 27 janar 2019. Lajmin e dha sot kryeipeshkvi i Panamasë, José Domingo Ulloa Mendieta, gjatë një konference për shtyp. Ai falenderoi Papën Françesku, që zgjodhi Panamanë për të mbledhur rininë nga e gjithë bota. Zgjedhja e datave, siç mund të merret me mend, përcaktohet nga klima.

“Jemi të vetëdijshëm – pohon imzot Ulloa – se në disa vende, kjo nuk është periudhë pushimesh, por jemi të bindur edhe se nuk do të jetë pengesë për mijëra të rinjtë nga të gjitha kontinentet që të vijnë në Panama për të takuar Jezu Krishtin”. Panamaja i pret me krahë hapur.