rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Kremtime

Kalendari i kremtimeve të kryesuara nga Papa nga dhjetori, në janar


Është botuar kalendari i kremtimeve, të kryesuara nga Papa nga dhjetori 2016 - në janar 2017.

Të hënën, më 12 dhjetor 2016, në festën e Zojës së Guadalupes, Françesku do të kryesojë Meshën Shenjte në Bazilikën e Vatikanit, duke nisur nga ora 18.00.

Të shtunën, më 24 dhjetor, Solemniteti i Krishtlindjes, në orën 21.30  do kremtohet Mesha e Natës së Solemnitetit, kryesuar nga Papa, në Bazilikën e Vatikanit.

Të dielën, më 25 dhjetor, Solemniteti i Lindjes së Zotit, Papa do të japë, nga lozha e Bazilikës së Shën Pjetrit, bekimin “Urbi et Orbi”- Romës e Botës.

Të shtunën, më 31 dhjetor, në Solemnitetin e së Shenjtnueshmes Nënës së Zotit, në Bazilikën e Vatikanit, në orën 17.00, Papa do të kryesojë Mbrëmësoret e para dhe Lutjen e fundvitit “Te Deum”, drejtuar Zotit, për ta falënderuar për vitin e kaluar.

Janar 2017

Të dielën, më 1 janar 2017, në Solemnitetin e Marisë, Nënës së Shenjtnueshme të Zotit dhe me rastin e Ditës Botërore e Paqes, Papa do të kryesojë Kapelën Papnore, në orën 10.00.

Të pretmen, 6 janar, në orën 10, kremtimi i Meshës më Solemnitetin e Dëftimit të Zotit,  në Bazilikën e Vatikanit.

Të dielën, më 8 janar, Festa e Pagëzimit të Zotit, Papa do të kryesojë  Meshën Shenjte me pagëzimin e disa fëmijëve, në  Kapelën Sikstine.

Festat e dimrit, të kryesuara nga Papa, përfundojnë me Solemnitetin e Kthimit të Shën Palit,  të mërkurën, më 25 janar, në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve të Romës ku, në orën 17.30, Papa do të kremtojë Mbrëmësoret e dyta, duke mbyllur, kështu, edhe Javën e Lutjes për bashkimin e të krishterëve.