rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Kremtime

Françesku do të kryesojë Meshën për nderim të Zojës së Gudalupes


Edhe sivjet, për herë të tretë, më 12 dhjetor, në orën 18.00, Papa Françesku do të kremtojë Meshën në Bazilikën e Vatikanit, për nderim të Zojës së Gudalupes, Pajtore e Amerikës dhe e Filipineve. Eukaristia do të paraprihet nga Rruzarja Shenjte, në orën 17.15 e nga hyrja tradicionale e flamujve, përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës, që kanë devocion të posaçëm për Zojën e Guadalupes. Parashikohet një pjesëmarrje e madhe besimtarësh, posaçërisht nga bashkësitë latino-amerikane e filipinase, të pranishme në Romë, e edhe e një numri të madh kardinajsh, ipeshkvijsh, rregulltarësh, rregulltaresh, anëtarësh të Kuries Romake e të Trupit Diplomatik.

Mesha Shenjte do të shoqërohet nga disa këngë të lashta liturgjike, krijuar nga kultura vendase: ndërmjet tyre, një himn shumë i bukur, kushtuar Zojës së Guadalupes, në gjuhën “nahuatl”, gjuhë e “Nican Mopohua”. Rrëfen sesi iu duk Zoja e Bekuar indianit Shën Juan Diego. Do të ketë edhe fragmente të tjera në gjuhët quechua, mapuche e guarani. Kori zyrtar i Kapelës Sikstine, gjithnjë i pranishëm në kremtimet papnore në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të jetë përkrah Korit latino- amerikan, drejtuar nga mjeshtri Eduardo Notrika.