rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha shqiptare

Atë Gjergj Guxeta, personalitet i shquar intelektual e shpirtëror i arbëreshëve


Eparkia (dioqeza) e Arbëreshëve të Sicilisë përkujtoi  260-të vjetorin e vdekjes së Shërbëtorit të Zotit, atë Gjergj Guxetës (1682-1756), me një manifestim historiko-kulturor dhe shpirtëror, duke nënvizuar trashëgimin e çmueshme intelektuale, kombëtare e shpirtërore të këtij apostulli arbëresh. Po më hollësisht nga Palermo të ndjekim shërbimin e prof.. Zef Chiaramonte-s...

Me datën 21 nëntor 2016, në Horë të Arbëreshëve, selia e Eparkisë Italo-Arbëreshe në Sicili, u mbyllen manifestimet te programuara me rastin e 260-vjetorit të vdekjes të Shërbëtorit të Zotit Atë Gjegj Guxeta. Fal punës së tij të palodhshme, Arbëreshet e Sicilisë gëzojnë ende sot trashëgiminë gjuhësore, demoantropologjike dhe kishtare bizantine. Kujtojmë këtu vetëm kryeveprën e tij: themelimin më 1734, në Palermo, të Seminarit Italo-Arbëresh, çerdhe nga e cila dolën priftërinj, dhespotë arbëreshë të denjë, shkrimtarë, poetë, njerëz të kulturës, të mjekësisë, të jurisprudencës.

Programi u zhvillua në dy pjesë: pjesa historike-kulturore në të cilën referuan profesorët Françesko Altimari, Mateo Mandala e Shaban Sinani, dhe pjesa shpirtërore që u hapë më fjalën e Dhespotit Imzot Gjergj Dhimitër Gallaro e vazhdoi me referimet e priftërinjve Torçivia e Kastanja.

Pas shenjtërimit të Nënë Terezës e lumnimit të 38 Martirëve të komunizmit, programi është mbajtur pikërisht për të shpejtuar procesin e lumnimit të At Gjergj Guxetës, gjë që do të ishte një tjetër gëzim i madh, jo vetëm për Arbëreshet, por për mbare kombin tonë shqiptar.

Nga Palermo për  Radio Vatikanin-Programi shqip Zef Chiaramonte