rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Papa Françesku / Takime e ngjarje

Papa Françesku në “Avvenire”: Jubileu dhe ekumenizmi, fryte të Koncilit


Intervistë ekskluzive e Papës Françesku për gazetën katolike italiane “Avvenire”, në prag të përfundimit të Jubileut të Mëshirës. Nuk bëra ndonjë plan për Jubileun, nënvizon Ati i Shenjtë në intervistë. Thjesht e lashë veten në dorën e Shpirtit Shenjt. Kisha është Ungjill, jo rrugë idesh. “Më pëlqen të mendoj – vijon Papa në bisedën me gazetaren Stefania Falasca – se i Gjithpushtetshmi nuk mban mend mirë. Kur të fal, harron. Sepse është i lumtur kur fal. Për mua, kjo mjafton. Përvoja e faljes të mëson ta zhvendosësh konceptimin e krishterimit nga legalizmi tek Personi i Zotit, që është bërë mëshirë”.

“Ndokush, si ndonjë që kritikon ‘Amoris Laetitia’  – thekson Ati i Shenjtë – vazhdon të shohë bardh e zi, por vetëm në fluksin e jetës shqyrtohen më thellë punët”. E megjithatë, pranon Papa, kur kritikat nuk bëhen me qëllim të keq, ndihmojnë. “Disa rigorizma lindin nga dëshira për ta fshehur pas ndonjë armature pakënaqësinë personale”. Nuk është fjala për të ndryshuar doktrinën, por për t’u shërbyer të varfërve e për t’i shërbyer Krishtit.

 Përsa i përket takimeve të fundit ekumenike, në veçanti atyre në Suedi, me rastin e 500-vjetorit të Reformës luterane, Papa Françesku pohon se nuk janë fryt i Vitit të Shenjtë të Mëshirës, por udhë e nisur që nga Koncili II i Vatikanit. Pra, s’është ndonjë përshpejtim i diktuar nga vetë Papa, por është udha e Koncilit që shkon përpara, duke u thelluar. Në këtë çast, bashkimi i të krishterëve po realizohet përmes tri rrugëve: bashkëpunimi për veprat e bamirësisë, lutja e përbashkët dhe njohja e besojmës së njëjtë në Krishtin, ashtu siç shprehet nga martirizmi i përbashkët, ekumenizmi i gjakut. Së fundi, dënimi i prozelitizmit ndërmjet të krishterëve, që, sipas Atit të Shenjtë, është mëkat i rëndë. Papa shpreh bindjen se “thurja e lavdeve për njëri-tjetrin brenda Kishës është kancer. Në reagimin e Luterit bënte pjesë edhe kjo: refuzimi i imazhit të Kishës si organizatë, që mund të ecte përpara pa Hirin e Tënzot”.