rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha në botë

Kili, digjet kisha: sabotohet dialogu me etninë Mapuche


Një tjetër kishë u dogj në Kili, në rajonin e Araucanìa-s, banuar nga indiosit Mapuche. Arrin kështu në 17, numri i kishave katolike e protestante, që janë sulmuar këtë vit në kuadrin e protestave të popullsisë autoktone, e cila kërkon kthimin e territoreve të lashta, sot në duart e latifondistëve. Dyshohet se këto atentate janë vepër e etnisë Mapuche, të cilën Kisha e mbron dhe e mbështet. Krerët kryesorë të grupit etnik i dënojnë këto akte, që kompromentojnë dialogun ndërmjet autoriteteve dhe fiseve indigjene për zgjidhjen e çështjes.

         Etnia Mapuche është katolike dhe Kisha ka një baritori të veçantë për ta, duke pasur edhe ipeshkvij të atij grupi. Prandaj, bën thirrje të dallohen atentatet e para, që mund t’u atribuohen indigjenëve Mapuche, nga ata, që tashmë bëjnë pjesë në të ashtuquajturin “impiant anarko-socialist” të grupeve politike esktremiste. Në thelb, etnia Mapuche kërkon që shteti t’i njohë si bashkëthemelues të Kilit e si komb, pra të shpallë dykombësinë. Çështja tjetër ka të bëjë me ngjarjet e vitit 1880, kur Mapuche-t “u mundën” nga shoqëria kilene e krijuar nga kolonizatorët spanjollë dhe u detyruan të jetonin vetëm në një rajon, në Araucanìa, në kushte shumë të këqia. Tokat e tyre u morën me dhunë, sepse janë tokat më të mira të Kilit. Por tani, qeveria duhet ta zgjidhë problemin, sepse etnia Mapuche përbën 12% e popullsisë e deri më sot janë djegur më se 30 kisha.