rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha shqiptare

Aleksandër Bonati flet për imzot Jul Bonatin, martir i komunizmit


Shkodran, filozof, humanist, studiues i gjuhёs dhe letёrsisё shqipe, pёrkthyes, prift katolik i diplomuar nё Universitetin e Vjenёs, Austri dhe nё Padova, Itali. Që nga fjalët e para, kuptohet se nuk po flasim për një njeri të zakonshëm, por për një njeri të veçantë, intelektual nga ata, që Shqipërinë e kishin për zemër dhe për të luftuan e megjithatë, përfunduan në pranga si të ishin hajdutë ordinerë. Flasim për imzot Jul Bonatin, që së bashku me 37 martirë të tjerë të komunizmit, do të shpallen të Lum në Shkodër, më 5 nëntor.

Po kush ishte Jul Bonati? Lindi nё njё familje tё shquar katolike, nё Shkodёr, mё 24 maj 1874, nga martesa e Aleksandёr Bonatit dhe Roza Malgushit. Gjyshi, Nikollё Bonati, me Ferit Pashё Vlorёn, Mehmet Ali Bej Vrionin, Frashёrllinjtё dhe Vaso Pashёn ishte njё nga bashkёthemeluesit e Shoqёrisё sё Shkronjave tё Stambollit.

Pasi studioi nё Kolegjin Saverian tё Jezuitёve nё Shkodёr, hyri si novic nё Shoqërinë e Jezusit nё provincёn e Portoresё, nё Fiume (nё kufirin e Sllovenisё me Italinё) mё 1891. Pas shugurimit meshtarak qe profesor nё Komo, Soresina, Milano, Shkodёr dhe Stamboll. Doli nga Shoqëria e Jezusit pёr t’u bёrё prift dioqezan më 14 gusht 1912. Nё atё kohё u vendos nё Stamboll, i inkardinuar pranё vikariatit apostolik tё latinёve tё kryeqytetit perandorak, pёr tё ushtruar detyrёn e famulltarit tё katolikёve shqiptarё, qё ndodheshin nё brigjet e Bosforit. Mori pjesё nё mёnyrё aktive nё lёvizjen kombёtare. Nga viti 1920 deri mё 1924 qe anёtar i Klubit « Pragu shqiptar » qё kryesohej nga Jonuz Bej Kolonja dhe Anastas Frashёri.

Shёrben nё Stamboll (16 vjet), Durrёs (10 vjet), dhe Vlorё (3 vjet). Arrestohet nga policia politike e komunizmit dhe kёtu fillon kalvari i imzot Jul Bonatit, vikar i pergjithshёm i kryedioqezёs sё Durrёsit. Nё 6 nёntor 1946, sё bashku me tё tjerё nё Shkodёr, nё gjyqin kundër tij, imzot Bonati thotё: “Qёllimi i jonё si fetarё asht tё bashkojmё popujt dhe t’i vllaznojmё nё çdo anё tё botёs. Feja katolike ka anmik kryesor gabimin dhe jo gabimtarёt, i cili gabim asht komunizmi por komunistёt i ka vllazёn”. Por trupi gjykues e akuzon si agjent tё Vatikanit nё bashkёpunim me njё tjetёr figurё tё shquar, Imzot Vinçenc Prennushin.

Vinçenc Prennushi dёnohet me 20 vjet burg ndёrsa Bonati me 7, por dёrgohet nё spitalin psikiatrik tё Durrёsit gjoja pёr mjekim. Ai i tregonte mbesёs njё herё kur ajo arriti ta vizitonte atje: “Kam provue tortura tё pandigjueme e tё palexueme. Masakra me knaqё shpirtin e tyne pa asnjё arsye…”. Imzot Bonati, zotёrues i disa gjuhёve tё huaja, pёrkthyesi parё i Lahutёs sё Malcis në italisht, gjendet i vrarё nga “tё sёmurёt e pavetёdijshёm”. Por më hollësisht për të, të dëgjojmë stërnipin e imzot Jul Bonatit, Aleksandër Bonatin, që aktualisht, jeton në Trieste të Italisë…

LAHUTA E MALCIS  (nga Gjergj Fishta)

Fragment: Kёnga V (Deka)

Kish t’a diej ç’ká aj oso Kuka,

Qi tue i shkue s’âsht sandoe buka.

S’po i shkon buka as mishi i dashit:

Kot nget tryezёs â ndêjё per rrashit,

Tue perdredhё njato mustaqe!

Thonё, ká pá nji anderr t’keqe.

Anderr t’keqe, thonё, ká pá

Mbramё, qi shkoi, porsa ká rá.

Ká pá n’anderr se prej Rjeket

Kênka nisё nji hije deket

Ndezun flakё, si flakё lugatit,

Qi, tue hecun fushёs e shpatit

E nper kneta e nper zallina,

Fill po vîte kah Vranina.

 

IL Liuto Della Montagna (Pёrkthyer nga shqipja nё italisht nga imzot Jul Bonatti)

Fragment: Canto V (La Morte)

Se potessi saper che s’abbia mai

Oso Kuka, che il pane, questa sera,

Non gli va giù, nè di monton la carne.

Inutilmente in terra, presso al desco

Sta seduto, arricciando i suoi gran baffi:

Si dice ch’abbia fatto un brutto sogno,

La note scorsa, appena coricato.

Ha visto in sogno che da Rieka mosso

Un spettro di morte avvolto in fiamme,

Acceso in fiamme d’anima dannata,

Per il pian cammindano e la pendice,

Tra le paludi e su terren petrosi,

Difilato vinia verso Vranina…

(Të dhënat janë marrë nga artikulli i Iva Gjonit "The Life and Work of Albanian Intellectuals: Jul Bonati" shkruar me ndihmën e Aleksandër Bonatit, në gazetën "Illyria")