rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kisha / Kisha shqiptare

Meshtari Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkvi i ri i Tivarit


Meshtari kosovar, Rrok Gjonlleshaj, emërohet nga Papa Françesku si kryeipeshkëv i ri i Tivarit në Malin e Zi. Sot, Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen e imzot Zef Gashit, për arsye të moshës, dhe emëroi në detyrën e kryeipeshkvit meshtarin, që deri tani ka qenë famullitar në kishën e Shna’Ndout në Prishtinë.

         Don Rrok Gjonlleshaj ka lindur më 10 shkurt 1961 në Velezhë, territor i Administraturës Apostolike të Prizrenit. Pasi përfundoi formimin shkollor në vendlindje, vijoi me studimet filozofike dhe teologjike në Seminarin e Rijekës, në Kroaci. U shugurua meshtar në vitin 1987 e më pas, shërbeu në shumë famulli, së pari si vikar e pastaj si famullitar. Ka qenë edhe drejtor i Radio Marisë, emitentes katolike lokale dhe bashkëpunëtor me revistën fetaro-kulturore “Drita”.

         Aktualisht është famullitar i kishës së Shna’Ndout në Prishtinë dhe njëkohësisht, kryen edhe detyrën e ekonomit të Administraturës Apostolike të Prizrenit.