rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Vatikani / Ngjarje

Himni zyrtar i Jubileut të Mëshirës


Është botuar që në gusht, në You Tube, himni zyrtar i Jubileut të Mëshirës. Autori i muzikës (Paul Inwood) dhe i tekstit (atë Eugenio Costa, S.I.) ia dhanë të gjitha të drejtat për shfrytëzimin e kësaj vepre Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri (PCPNE), që të lehtësohet përhapja e Himnit të Jubileut të Mëshirës në mbarë Kishën.

Regjistrimi u realizua nga Kapela Muzikore Papnore, nën drejtimin e Mjeshtrit, imzot Massimo Palombella, SDB. Tani, që pak ditë na ndajnë nga Jubileu, mund të përgatitemi ta këndojmë edhe shqip, duke e shoqëruar Papën, kur të hapë Portën Shenjte:

Të mëshirshëm, ai Ati

E falënderojmë Atin, sepse është i mirë,

Botën me dije e krijoi.

I prin popullit të tij në histori

I fal e i pret krahë haptë bijtë e tij.

 

Refren:  Të mëshirshëm, si Ati

 

E falënderojmë Birin, drita e popujve,

Na deshi me zemër njeriu,

Nga ai marrim, Atij i dhurohemi,

E zemra hapet për kë ka uri.

 

I kërkojmë Shpirtit të shtatë dhuratat shenjte

Burim i çdo të mire,  lehtësim plot ëmbëlsi,

Prej Tij të ngushëlluar, edhe ne ngushëllojmë

Dashuria shpreson e gjithçka e duron.

 

I kërkojmë paqe Hyjit të çdo paqeje,

Toka pret Ungjillin e Mbretërisë.

Hir e gëzim kujt do edhe fal

Do të jenë të reja qielli e toka.

 

Plot mëshirë, si Ati

Variant i stilizuar

Ta falënderojmë Hyjin, Atë i mirë

E krijoi botën përplot me urti,

Të bijtë i fal, krahë hapur i pret,

E popullit të Tij i prin në histori.

 

Refren: Plot mëshirë, si Ati

 

Ta falënderojmë Birin, dritë e njerëzisë

Na deshi me zemër njeriu të vërtetë.

Vetveten na e fali, vetveten ia falim

E zemrën ia hapim kujt vuan në jetë.

 

I kërkojmë Shpirtit, shtatë të shenjtat dhanti,

Burim i çdo së mire, lehtësim për kë lëngon,

Prej tij të ngushëlluar, të japim ngushëllim:

Shpreson dashuria, gjithçka e duron.

 

Zotit të paqes, ne paqe i kërkojmë,

E presim Ungjillin e Mbretërisë ndër ne.

Hir edhe gëzim njeriut që do e fal

Nën qiellin e ri e në tokën e re.