2013-05-02 17:14:56

Pushkatimi i dom Zef Bicit e dom Mark Dushit.


Përkujtojmë përvjetorin e pushkatimit të dy priftërinjve katolikë: dom Zef Bicit e dom Mark Dushit. Si sot, në mesnatën e 2 majit 1968, disa të tjerë thonë me datën 10 maj 1968, në një fushë të shkretë të fshatit Dobraç, në rrethinat e Shkodrës, shkreheshin batare mitralozi. Rrëzoheshin prej plumbave të tyre, në gropën që ishin detyruar ta hapnin vetë, dy barinj të Kishës katolike të Shqipërisë, dy priftërinj të njohur nga e gjithë bashkësia për zellin e tyre meshtarak e ungjillor dhe atë patriotik. Këta dy prifta pushkatoheshin pas një gjyqi farsë, me akuzën: “armiq të popullit”; “spiunë të Vatikanit”. Kishte kaluar vetëm një vit nga 1967-ta famëkeqe, kur diktatura komuniste mbylli dyert e institucioneve e të tempujve fetarë, e bindur se ia kishte dalë mbanësh ta mundte e ta zhdukte Zotin nga trojet shqiptare e besimin nga besimtarët shqiptarë. Koha e tregoi të vërtetën. Filloi kështu vala e re e pushkatimeve të klerikëve të fundit që kishin shpëtuar nga valët e mëparshme. Të dy meshtarët e përmendur, së bashku me disa rregulltarë, qenë arrestuar pak pas mbylljes së Kishave e qenë nxjerrë para gjyqit të vetëquajtur “i popullit”, që u zhvillua në Kishën e murgeshave stigmatine në Shkodër, kthyer në klub rinie. Gjyqi përfundoi më 25 prill me disa dënime me vdekje e burgime të rënda. Pak rëndësi kishte nëse meshtarët vërtetuan pafajësinë e tyre para gjykatës, se nuk kishte asnjë provë të vërtetë kundër tyre, se veprimtaria e fetare e atdhetare që kishin kryer, meritonte shpërblim, jo pushkatim. Vendimi për jetën e vdekjen e tyre ishte marrë që para se të fillonte gjyqi me gjykatës kukulla, me të dënuar që përfaqësonin ç’i kishte mbetur e mirë dhe e madhe popullit të masakruar shqiptar.

Martirët e revolucionit kulturor që drejtoi Ramiz Alija
nga Pjetër Pepa

10 Maj 1968 - Pushkatohen D. Zef Bici-D. Mark Dushi; Me burgim te rende D. Frano Ilia-D. Mark Hasi-P. Gege Luma etj.
Dom Zef Bici - Ka lindur ne katundin e Bregut te Mates me 19 maj 1919, prej prinderve Dede Ujk Bici dhe Dile Precja. U pagezua ne katundin Gurez, ne Kishen e Shen Mehillit prej D. Ndue Lleshit me 22 qershor 1919. Shkollen fillore e kryen ne katundin Gurez ne vitet 1927-1932. Ne vitin 1934 hyn ne Seminarin Papnor ku vazhdon per kater vite edhe teologji.
Me 1939, me vdekjen e Imz. Pjeter Gjures- Arqipeshkev i Durresit dhe administrimin e Arkidioqezit e muer Imz. Gasper Thaci , per aresye shendetesore, largohet perkohesisht prej seminarit dhe rrin prane Imzot Thacit. Ne Arqipeshkvine e Shkodres rrin edhe mbasi u zgjodh Imz. Vincenc Prennushi Arqipeshkev i Durresit. Pra qendronte prane Imzot Thacit duke qene gjithnje seminarist i Arkidioqezit te Durresit i cili mbante nje seminarist te Shkodres ne vend te tij. Në vitin 1944 merr pjesë në dramën "Kështjella e Alkaxarit", pjesë që demaskonte krimet komuniste në Spanjë, vene në skenë nga Dom Pjeter Gruda, asokohe ende pa u bere meshtar edhe ai. Me 2 shkurt 1946 shugurohet meshtar ne Katedralen e Shkodres, prej Imz. Gasper Thacit dhe te nesermen thote Meshen e tij te pare po aty, tue pase gjithnje kumbare Imzot Thacin. Me 21 prill 1946 thote Meshen e tij te pare ne Tirane dhe te nesermen ne Durres. Me 26 prill 1946 thote Meshen e pare ne Gurez dhe mbas dy ditesh , me 28 prill edhe ne vendlidjen tij, Bregun e Mates. Me 10 maj 1946 eshte ne Durres prane D. Anton Zogajt si ndihmes famullitar ndonse ende pa dekret emrimi, vetem derguar verbalisht nga Imzot Prennushi. Me 6 nentor 1946 eshte ne Tirane edhe ketu pa dekret emrimi vetem me transferim verbal nga Imz. Prennushi ku sherben si nd. Famullitar deri ne vitin 1952 se bashku me D. Mark Dushin;. Ne marsin e vitit 1952 shkon ne Shkoder , prane Kryesise se Kishes Katolike duke u emruar si shef administrate, shef personeli e shef kulture. Gjate kesaj periudhe eshte edhe Rektor i Kishes se Rusit, Rektor i Kishes se Zojes, Rektor i Kishes se Shen Jozefit e zv. Famullitar i Shirokes. Nderkohe thuajse drejton mbledhjet e perpjekjet per pranimin e Statutit. Ne 1955 zhgarkohet nga detyrat prane Kryesise se Kishes dhe qe nga 1 janari 1956 eshte ne dispozicion duke sherbyer per pak kohe si nd. Famullitar ne Shiroke. I propozohet te qendroje ne Arkidioqezen e Shkodres por nuk pranon dhe vihet ne dispozicion te Ordinarit te Arkidioqezit D. Luigj Gashit- Vikar Kap. i Arkidioqezit qe i propozon te shkoje ne Durres apo Zheje. Pranon te shkoje ne Zhejë ne vitin 1956 duke thene meshen e pare atje me 25 marsin e vitit 1956 duke e paraqitur para popullit D. Frano Ilia, Sekretar i Kurjes. Me propozimin e Ordinarit D. Luigj Gashi kethen serish ne Tirane, duke zevendsuar D. Mark
Dushin qe kishte kerkuar te largohej prej Tirane. Me 28 prill 1957 eshte famullitar i Tiranes duke e marre ne dorezim ate nga D. Mark Dushi qe shkonte famullitar ne Zheje-Mamurras. Eshte njekohesisht edhe administrator per famullite e Vlores dhe Elbasanit. Me 12 .9.1957 zgjidhet Vikar Kapitullar i Arkidoqezit te Durresit, nga keshilltaret Dioqeziane, me
vdekjen e D. Luigj Gashit. Me shkresen N.1 /12 dt. 18.11.1957 njoftohet i aprovuar nga Kryesia e Kishes e nga Keshilli i Ministrave simbas Dekret-Ligjit mbi Komunitet fetare Neni 13 qe me emrimin e tij si Vikar, administrimin e famullise se Vlores ja leshon D. Mark Dushit. Qendron ne famulline e Tiranes deri ne nentorin e vitit 1964 qe arrestohet e denohet per
moskallzim krimi, duke u zevendesuar nga D. Ndoc Sahatcija. Lirohet pas nje viti por pa te drejten e qendrimit ne Tirane, dhe emrohet ne Dioqezen e Lezhes si famullitar i Mercijes dhe Rraboshtes ku qendron deri ne marsin e vitit 1967. Mbas kesaj date kalon prane familjes se tij per te rene viktime e Revolucionit kulturor kur arrestohet 4 korrik 1967. Gjykohet ne Kishen e Motrave Stigmatine - Shkoder, kethyer ne Klub Rinije dhe denohet me vdekje-pushkatim me 25 prill 1968 per tradhti te larte ndaj atdheut; dhe agjent i Vatikanit. Pushkatohet në 10 (2 ?)maj 1968. Eshtrat e tij , si edhe te D. Mark Dushit, do te gjenden 25 vjet me vone, ne nje fushe te Dobracit me 12.9.1993 dhe kethehen ne nje pllake perkujtimore prane Kishes se Zemres Krishtit te Tirane. Dekorohet si Martire i Demokracise , se bashku me D. Mark Dushin si dhe D. Shtjefen Kurtin me eshtra ende te pagjetura..

Dom Mark Dushi - Ka lindur ne Gjakove te Rrafshit te Dukagjinit me 19 nentor 1920 nga prinderit Pjeter e Tereze Balto Geci prej Shkupit. Pagezohet ne Gjakove, ne Kishen e Apostujve Pjeter e Pal nga P. Marjan Glasinovic dhe ne moshën gjashte muajsh largohet me familje e vjen ne Shkoder. Kryen klasen e pare ne shkollen franceskane Shkoder e pas nje viti e vazhdon ne Tirane ne konviktin Naim Frasheri -1929. Ne vitin 1934, i derguar nga Imz. Pjeter Gjura, eshte konviktor ne jetimoren e Zemres se Krishtit duke mos pas vend ne Seminar. Kryen vitin e pare se bashku me studentet e Seminarit
Papnor dhe te Kolegjes Saveriane. Ne vitin 1935 eshte student ne Seminarin Papnor Shqiptar me Arkidoqeze te Durresit. Ne periudhen 1935-1942 kryen edhe tri vjet Filozofi po ne Shkoder dhe kater vjet Teologji. Merr pjesë në dramën e shfaqur në vitin 1944 "Kështjella e Alkaxarit" kundër luftës komuniste spanjole. Shugurohet meshtar nga Imz. Vincenc Prennushi, Arqipeshkev i Durresit, ne Kishen famullitare te Tiranes me 2 shkurt 1946 dhe po aty thote te paren Meshe tue pase si kumbare, ne mungese te P. Pjeter Palladinit, i cili ne ato dite u riatdhesua, P. Pjeter Meshkallen, Rektor i Kishes se Zemres se Krishtit dhe Drejtor i Veprimit Katolik ne Tirane. Qe ne vitin 1945 eshte mesues Besimi ne 16 shkolla fillore te Tiranes deri ne gjysen e vitit 1946. Emrohet kooperator ne famulline e Tiranes me famullitar D. Shtjefen
Kurtin. Me 30 tetor 1946, mbas arrestimit te D. Shtjefen Kurtit eshte Vikar i Pergjithshem i Arkidioqezes se Durresit dhe famullitar i Tiranes, emruar verbalisht prej Imz. Prennushit. Qendron ne kete detyre deri ne vitin 1950 kur emrohet D. Pjeter Dema , atehere famullitar i Milotit, Vikar e Kapitullar i Arkidioqezit te Durresit. Gjate viteve 1946-1954 sherben ne kishen famullitare por edhe ne ate te Zemres se Krishtit, si Rektor i saj. Eshte Kapelan i dy spitaleve shteterore, Civil e Ushtarak, te Tiranes ne vitet 1946 - 1947, si edhe rrefyes i motrave Ancelle te ketyre spitaleve. Ne vitin 1950 merr pjese ne nje Konference Paqe mbajtur ne Tirane me perfaqesues te tjere te besimeve fetare, shkrimtare dhe artiste etj. Kundra armeve atomike e ne favor te paqes dhe per fjalimin e mbajtur falenderohet e pergezohet nga Frederic - Joliot; Curi, President i Komitetit te Kongresit te Partizaneve te Paqes. me 13 tetor 1950. Eshte pjestar i Komisionit per perpilimin e Statutit e te Rregullores se Kishes Katolike te Shqiperise dhe ndermjetes i Kryesise se Kishes ne lidhjet me Shtetin. Ka grumbulluar te dhena historike per famulline e Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Prevezes, Janines, Zhejes, Bushneshit, Delbenishtit etj, si dhe nje; Status animarum; te famullise se Tiranes. Gjate viteve 1946-1954 eshte Administrator i Kishes Katolike Unite ne Elbasan si edhe Administrator i Kishes Famullitar Vlore per periudhen 1946-1966. Me 13 dhjetor 1952 eshte Keshilltar Dioqezjan qe e kryen deri ne 12 shkurt 1967. Me 14 nentor 1961 emrohet Zv. Famullitar i Delbenishtit ndersa me 12 tetor 1966 kalon ne famulline e re te Gurezit. Me mbylljen e institucioneve fetare kethen prane familjes se tij. Arrestohet me 23 shtator 1967, mbas atij; Fjalimi Programatik; te diktatorit qe fillonte fushaten e mbylljes se Kishave dhe dhunimit te kulteve fetare. Akuzohet se kur ka shkue në Vlonë me thanë meshën, ka mbledhë informata ushtarake për Pashalimanin, Grykën e Koçiut, Sazani etj. Eshte ne grupin e tij me D. Zef Bicin, D. Mark Hasin, D. Frano Illine dhe te tjere ne gjyqin publik qe i behet ne kishen e Motrave Stigmatike Shkoder, kthyer ne Klub te Rinise. Me 25 prill 1968 denohet me vdekje - pushkatim per; tradhti te larte ndaj atdheut; dhe agjent i Vatikanit.
Pushkatohet në 10 (2 ?) maj 1968.







All the contents on this site are copyrighted ©.