መታወቂያ ገጽ > Politika > 2013-04-22 14:37:17
A+A-print this page

Kisha serbe, Serbia dorëzon “territorin e saj shekullor”


Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka vlerësuar të hënën se Marrëveshja e Brukselit për Kosovën “është “dorëzim i territorit të vet më të rëndësishëm shekullor” dhe indirekt dhe heshtazi, por faktikisht është njohje e autoriteteve të Kosovës dhe tërheqje e Serbisë nga “krahina jugore” (Kosova).
Në një komunikatë Sinodi i kishës serbe thekson përmes një komunikate se në Bruksel është nënshkruar teksti i marrëveshjes “mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve” ndërmjet “Beogradit dheh Prishtinës” që gjithsesi është eufemizëm në vend të “Serbisë dhe Kosovës”.
Sinodi, siç trasmetojnë mediat serbe, gjithashtu thekson se bëhet fjalë më parë për dorëzim sesa të paktën njëfarë shitje të “territorit tonë më të rëndësishëm shekullor, në kuptimin shpirtror dhe historik”.
Siç theksohet, fjala është për njohjen indirekte dhe të heshtur, por megjithatë faktike të ekzistimit të sistemit të pushtetit shtetëror në Kosovën e pavarur nga rendi ekzistues shtetëror i Serbisë. (nga QIK)
Po qeveria e Serbisë ka miratuar sot marrëveshjen e parë për parimet të cilat rregullojnë marrëdhëniet me Prishtinën, ka bërë të ditur kabineti qeveritar.
Ekzekutiv serb i ka udhëzuar ministritë gjegjëse, organizatave të veçanta dhe shërbimeve të qeverisë që të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për zbatimin e marrëveshjes, si dhe të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut teknik. Sipas një njoftimi, miratimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka qenë unanim nga kabineti qeveritar serb.
Pas mbledhjes Daçiq menjeherë ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton, dhe e ka njoftuar me vendimin që ka marrë qeveria serbe, duke miratuar marrëveshjen që bëri me Prishtinën. (nga QIK)



Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
All the contents on this site are copyrighted ©. Webmaster / Credits / Kushtet ligjore / Reklama