rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:
Radio Vatikani

Kryefaqja / Kultura dhe shoqëria

“Shën Gjon Kryepremi” në skenën e teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër.


(21.09.2009 RV)“Shën Gjon Kryepremi” është titulli i dramës së re, shkruar nga Stefan Çapaliku, që do të shfaqet së shpejti në ‘Teatrin Migjeni’ të Shkodrës. Na çon menjëherë në 29 gushtin 1968. Është koha e revolucionit kulturor. Ka filluar shkatërrimi i kishave dhe xhamive. Në shtëpinë e Gjonit, personazh i dramës, arrin nga jashtë televizori i parë në qytet. Ardhja e televizorit përkon me ditën e Shën Gjon Kryepremit apo ditën e emrit të të zotit të shtëpisë. Kjo nuk mbetet pa rënë në sy të banorëve të mëhallës, të cilët vijnë dhe mbushin shtëpinë e Gjonit. Shumë shpejt nis përpjekja për të vënë në punë këtë aparat të çuditshëm me anë të cilit mund të çahet izolimi komunist. Ky mjet i panjohur informimi rrëmben gjithë vëmendjen dhe besimin e njerëzve. Ja pra... jashtë po shkatërrohen religjionet e vjetra. Brenda po lind një i ri: televizioni…
Kjo vepër e re e Stefan Çapalikut, që po vihet në skenën e teatrit "Migjeni", nën regjinë e tij, e do të shfaqet për herë të parë në Shkodër më 24 prill. Një komedi e përgjakur - e cilëson dramaturgu - e cila kthen në skenë aktorin e madh Rikard Ljarja dhe zbulon një përmasë të veçantë të aktores së madhe, Zyliha Miloti.