Hyr në faqen e internetit Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Shën Martë

Papa, pas meshës në Shën Martë

Papa, pas meshës në Shën Martë

Papa në Shën Martë: hyni në misterin e Jezusit

24/10/2017 17:04

Qendra e misterit të Jezu Krishtit është se “më deshi” dhe “flijoi vetveten” për mua. Për të hyrë në këtë mister, në meshën e sotme në Shtëpinë e Shën Martës, Papa Françesku i këshillon besimtarët të meditojnë Mundimet e Krishtit, Udhën e tij të Kryqit.

 

Papa Françesku kremton meshën në Shtëpinë e Shën Martës

Papa Françesku kremton meshën në Shtëpinë e Shën Martës

Papa në Shën Martë: shëlbimi falas i Zotit u hap portën të gjithëve

19/10/2017 12:11

Zoti na dhashtë hirin që të kujtohemi se shëlbimi i Tij është falas, se Ai i Lumi na qëndron gjithnjë afër, duke na nxitur drejt veprave konkrete të mëshirës, materiale e shpirtërore. Kjo ishte lutja e Papës Françesku në meshën e sotme të mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës.

 

Papa Françesku në Shën Martë

Papa Françesku në Shën Martë

Papa në Shën Martë: zemra e ngurtë nuk e kupton mëshirën e Zotit

10/10/2017 13:39

Për të dytën ditë me radhë, liturgjia na bën të reflektojmë mbi Librin e Jonës e mbi mëshirën e Zotit, që na hap zemrat e fiton mbi gjithçka. Sot, në meshën e mëngjesit në Shën Martë, Papa Françesku përmblodhi historinë e profetit kokëfortë, që donte t’i mësonte Zotit si duhen bërë punët

 

Papa Françesku kremton meshën në Shtëpinë e Shën Martës

Papa Françesku kremton meshën në Shtëpinë e Shën Martës

Papa Françesku në Shën Martë: të sillemi si Samaritani i Mirë

09/10/2017 12:45

Të kujdesemi për njerëzit nevojtarë, siç bëri Samaritani i Mirë. Sot në mëngjes, në homelinë e meshës së kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, Papa Françesku i nxiti të gjithë t’i ndihmojnë nevojtarët të ringrihen.

 

Papa Françesku në meshën e kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës

Papa Françesku në meshën e kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës

Papa Françesku në Shën Martë: turpi, që është hir, na shëron nga mëkati

06/10/2017 12:07

Mëkati nuk është njollë, por rebelim e kokëfortësi kundër Zotit, që është i mëshirshëm. T’i lutemi për hirin e turpit e Ati Qiellor do të gjejë mënyrën për të na përqafuar. Ky, thelbi i homelisë së Papës në meshën e Shën Martës.

 

Papa Françesku në Shën Martë

Papa Françesku në Shën Martë

Papa në Shën Martë: të rizbulojmë rrënjët, jo të izolohemi mendërisht

05/10/2017 12:24

Kush gjen rrënjët e veta është njeri i gëzimit, ndërsa izolimi psikologjik bën keq: ky qe reflektimi i Papës Françesku në homelinë e meshës në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan. Ati i Shenjtë u nis nga Leximi i parë i liturgjisë së sotme, marrë nga Libri i Nehemisë.