Hyr në faqen e internetit Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Krishtlindja

Papa bekon Romën e Botën

Papa bekon Romën e Botën

Papa Françesku: Urimi i Krishtlindjes pas Mesazhit Urbi et Orbi

25/12/2017 12:25

Papa Françesku: Urimi i Krishtlindjes pas Mesazhit Urbi et Orbi: Lindja e Krishtit Shëlbues i përtriftë zemrat, ngjalltë dëshirën për ndërtimin e një ardhmërie më vëllazërore e solidare, ju sjelltë të gjithëve gëzim e shpresë. Gëzuar Krishtlindjen!

 

Imzot George Frendo me Krishtin Fëmijë

Imzot George Frendo me Krishtin Fëmijë

Mesazhi i imzot George Frendo për Krishtlindje

25/12/2017 09:00

Sot, lindi Krishti, që e mundi vdekjen e mëkatin për të na shëlbuar të gjithëve. E për këtë arsye, na thotë me siguri e plot autoritet: “Guxim, unë e munda botën”. Në këtë drejtim shkon edhe mesazhi i Krishtlindjes i kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo.

Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkvi i Tivarit e Papa Françesku

Imzot Rrok Gjonlleshaj, kryeipeshkvi i Tivarit e Papa Françesku

Mesazhi i imzot Rrok Gjonlleshajt për Krishtlindje

25/12/2017 09:00

Tivari në festë për Krishtlindje, si e gjitha bota e krishterë. Mesha e sivjetme u kremtua në katedralen e re të qytetit, kushtuar Shën Pjetrit. E besimtarëve të shumtë u drejtohet mesazhi i galdimit për lindjen e Shëlbuesit të botës dhe urimi i kryeipeshkvit, imzot Rrok Gjonlleshaj.

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës

Mesazhi i imzot Dodë Gjergjit për Krishtlindje

25/12/2017 09:00

Këto ditë, zemrat e besimtarëve janë mbushur plot me gëzimin e lindjes së Shëlbuesit të botës. E për këtë gëzim flet mesazhi i Krishtlindjes së ipeshkvit të Kosovës, imzot Dodë Gjergjit.

Shën Gjon Pali II

Shën Gjon Pali II

Shën Gjon Pali II: O Krisht fëmijë, tere çdo lot!

24/12/2017 15:31

Shën Gjon Pali II: O Krisht fëmijë, tere çdo lot! / Teri, o Krishti fëmijë, lotët e vocrrakëve!/ Plakun e të sëmurin, o Zot, ledhatoje./ njerëzit nxiti/ armët t’i lëshojnë e të rroken në një përqafim universal paqeje.