Hyr në faqen e internetit Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Jemen

Takimi i Papës me dom Thomas Uzhunnalil

Takimi i Papës me dom Thomas Uzhunnalil

Papa Françesku takon dom Tomën, salezian i rrëmbyer në Jemen

13/09/2017 19:09

U përkul deri në tokë për t’i puthur Papës këmbët, por Françesku e ngriti menjëherë dhe ia puthi ai duart: kjo fotografi e gazetës vatikanase “L’Osservatore Romano” e tregon më se miri takimin e Atit të Shenjtë me dom Thomas Uzhunnalil, salezianin indian të liruar dje në Jemen.

 

Jemeni i sotëm

Jemeni i sotëm

Imzot Hinder: në Jemen, rezistojnë vetëm motrat e Nënë Terezës

13/08/2017 09:00

Në luftë që nga viti 2015, Jemeni është gjithnjë e më tepër në qendër të një krize humanitare të paparë në botë, me epidemi kolere ndër më të rëndat e regjistruara ndonjëherë dhe, me një fluks të madh refugjatësh drejt vendeve të Gjirit Persik. Në mikrofonin tonë, vikari apostolik i Arabisë jugore

 

Gjendja në Jemen

Gjendja në Jemen

Imzot Hinder: në Jemen nevojitet kultura e ndërmjetësimit

01/04/2016 11:44

Është gjithnjë e gjallë në Jemen, shpresa për të gjetur atë Tom Uzhunnalil, meshtarin salezian me origjinë indiane, rrëmbyer më 4 mars gjatë sulmit terrorist, në të cilin u masakruan katër murgesha të Nënë Terezës. Folëm me vikarin apostolik të Arabisë jugore, imzot Paul Hinder.

Bijat martire të Nënë Terezës

Bijat martire të Nënë Terezës

Motra Cyrene: misionaret e vrara, farë të vogla të dashurisë së madhe

10/03/2016 09:00

Rregulltaret e vrara në Jemen: dëshmia e motrës Cyrene, provinciale e Misionareve të Bamirësisë për Italinë: jetët e katër motrave tona dhe shumë të tjerave, janë farë të vogla, që duken të pavlera, por që Zoti i përdor për të mbirë e për të lulëzuar dashuria. 

Shtëpia e të moshuarve ku shërbenin murgeshat e Nënë Terezës, vrarë në Jemen

Shtëpia e të moshuarve ku shërbenin murgeshat e Nënë Terezës, vrarë në Jemen.

Ipeshkvijtë indianë dhe motrat e Nënë Terezës: nuk largohemi nga Jemeni

07/03/2016 15:48

“Shqetësim, neveri dhe dhimbje për sulmin burracak”: kështu shprehen ipeshkvijtë indianë, duke iu referuar masakrës së 4 marsit në Aden të Jemenit, ku u vranë 4 motra të Nënë Terezës e 12 laikë. Misionaret e Dashurisë lajmërojnë se nuk do ta braktisin vendin, por do të vazhdojnë shërbimin.

 

Motrat e Bamirësisë

Motrat e Bamirësisë

Jemen: vriten nga terroristët 4 motra të Nënë Terezës

04/03/2016 14:02

Katër motra të Nënë Terezës janë masakruar sot paradite nga një grup terroristësh, që sulmuan kuvendin e tyre në qytetin jemenit të Adenit. Lajmin e konfirmon për agjencinë katolike Fides, vikariati apostolik i Arabisë Jugore. Përveç murgeshave, mbetën të vrarë edhe dy bashkëpunëtorë.