Hyr në faqen e internetit Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Masakër e re kundër të krishterëve në Egjipt

Masakër e re kundër të krishterëve në Egjipt

Masakër e re mbi të krishterët në Egjipt: të paktën 28 të vdekurit

26/05/2017 13:55

Masakër e re mbi të krishterët e Egjiptit. Të pakën 28 koptë u vranë nga një grup njerëzish të armatosur,  të veshur me uniforma ushtarake. Rreth 20, të plagosurit, disa nga të cilët, në gjendje të rëndë. Sulmi ndodhi në Minya.

 

Besimtarët kinezë në Sheshin e Shën Pjetrit

Besimtarët kinezë në Sheshin e Shën Pjetrit

24 maj, Dita e lutjes për Kishën në Kinë

24/05/2017 14:41

U kremtua sot Dita e lutjes për Kishën në Kinë. Papa Françesku e kujtoi gjatë audiencës së përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit, duke përmendur Zojën e Sheshanit, Pajtoren e Kinës, dhe duke përshëndetur shtegtarët nga Hong Kongu.

 

Zoja e Sheshanit

Zoja e Sheshanit

Papët i luten Zojës së Sheshanit

24/05/2017 13:54

“Në shtatoren, që lartohet mbi Shenjtërore, Maria e ngre lart të Birin, duke ia paraqitur botës me krahë hapur, në një gjest dashurie e mëshire. T’i lutemi Marisë t’i ndihmojë katolikët në Kinë, që të jenë gjithnjë dëshmitarë të besueshëm të kësaj dashurie përdëllyese 

 

Kardinali Gualtiero Bassetti

Kardinali Gualtiero Bassetti

Është kardinali Gualtiero Bassetti kryetari i ri i Konferencës ipeshkvnore italiane

24/05/2017 13:03

Kardinali Gualtiero Bassetti është kryetar i ri i Konferencës ipeshkvnore italiane. Njoftimin për emërimin e tij nga ana e Papës Françesku e dha kardinali Angelo Bagnasco, ish-kryetar i Konferencës ipeshkvnore italiane, në përfundim të Meshës, kryesuar prej tij, në Bazilikën e Vatikanit.

 

Asambleja e CEI-t

Asambleja e CEI-t

U zgjodh treshja, nga e cila do të emërohet kreu i ipeshkvijve italianë

23/05/2017 14:58

Ipeshkvijtë italianë zgjodhën sot tri kandidatët, nga të cilat Papa Françesku do të caktojë kryetarin e ri të Konferencës Ipeshkvnore. Përveç kryeipeshkvit të Perugjës, kardinalit Gualtiero Bassetti, në treshe bëjnë pjesë edhe ipeshkvi i Novarës dhe kryeipeshkvi i Agrixhentos.

 

imzot Hocevar kryeipeshkev katolik i beogradit me klerin ortodoks

imzot Hocevar kryeipeshkev katolik i beogradit me klerin ortodoks

Në Beograd, takim ndërmjet klerit katolik dhe ortodoks

22/05/2017 18:46

Në Beograd fryn era e ekumenizmit. Në katedralen e Shën Savës, më 19 maj, u mbajt një takim ndërmjet klerit katolik e atij ortodoks. Meshtarët katolikë, që ndodheshin në kryeqytetin serb për një kurs formimi, u ftuan për vizitë në katedralen e Shën Savës nga peshkopi ortodoks Arsenij.

 

Festa e Popujve

Festa e Popujve

Festa e Popujve: emigrantët në Romë

21/05/2017 15:00

Në sheshin para Bazilikës papnore të Shën Gjonit në Lateran kremtohet Festa e Popujve, në edicionin e saj të 26-të. Këtë vit, festa e emigrantëve, ku merr pjesë edhe kisha e shqiptarëve në Romë, ajo e Shën Gjonit të Malvës, frymëzohej nga fraza e Atit të Shenjtë “Të ndërtojmë ura, jo mure”.