2018-05-24 16:19:00

U nda nga jeta Akademiku Kolec Topalli


U nda nga jeta Akademiku Kolec Topalli, personalitet i shquar i shkencave albanologjike dhe një njeri i drejtë, i mirë, idealist, një nga fisnikët e rrallë që të kujtonte me gjithçka shkodranët e fisëm e të shquar të kohëve të shkuara. Prof. Kolec Topalli, figurë poliedrieke, qe modeli i intelektualit të ndershëm, me vizion evropian. Vepra e tij shkencore, pro gjuhës shqipe e bën atë të pavdekshëm.

Kolec Topalli, në vitet e para të demokracisë në Shqipëri, qe këshilltar i Presidentit të parë demokrat, dr. Sali Berishës. Në cilësinë e kësaj detyre, Koleci priti disa herë Shën Nënë Terezën në Shqipëri në Presidencën e Republikës, e po kështu u interesua nga afër për vizitën historike të Papës së parë që shkeli në Shqipëri, Shën Gjon Palit II, para 25 vjetësh.

Si redaksi shqipe e Radio Vatikanit e sot Vatican News, kujtojmë me mirënjohje pritjen që përgatiti pranë Presidentit të Republikës për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Vatikanit, Atë Pasquale Borgomeu e përgjegjësit të redaksisë shqipe, në vitin 1994.

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve e botës së kulturës. I përjetshëm kujtimi i tij në Zotin! 








All the contents on this site are copyrighted ©.