2018-05-24 14:49:00

Patriku Bartolomeu, vizitë në Bazilikën e Shenjtorëve Apostuj


Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, vizitoi Bazilikën romake të 12 Shenjtorëve Apostuj, ku nderoi reliket e Apostujve Filipi e Jaku. Të shtunën do të takohet me Papën Françesku.

Lutje para relikeve

Vizita e Patrikut Bartolomeu në Romë filloi me një çast lutjeje para relikeve të Shenjtorëve Filipi e Jaku, që ruhen në Bazilikën e XII Shenjtorëve Apostuj, në Romë. Vijoi me përshëndetjen e Bashkësisë së Fretërve të Vegjël Konventualë, të pranishëm me eprorin e tyre të përgjithshëm, vëllain Marco Tasca, me anëtarët e Kuries, bashkësitë romake si dhe besimtarët.

25- vjetori i Centesimus Annus

Bartolomeu I do të marrë pjesë, pastaj, në kuvendin me temë “Diskutim për politikat e reja dhe stilet e jetës në epokën dixhitale”, që do të mbahet me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Centesimus Annus-pro Pontifice themeluar nga Shën Gjon Palit II, për nxitjen e studimit dhe të përhapjes së doktrinës shoqërore të Kishës. Kuvendi do të nisë nesër, për të përfunduar të shtunën, kur do të mbahet  një seancë e kryesuar nga Sekretari i Shtetit, kardinali Pietro Parolin. Me këtë rast, edhe Patriku i Kostandinopojës, Bartolomeu, do të mbajë një reflektim me temë: “Agjendë kristiane e përbashkët, për të mirën e përbashkët”.

Të shtunën, takimi me Papën

Të shtunën paradite Patriku Bartolomeu do të pritet në audiencë  nga Papa Françesku në Vatikan, në Sallën Regia, së bashku me grupin, që e shoqëron dhe anëtarët Fondacionit Centesimus Annus-pro Pontifice.  








All the contents on this site are copyrighted ©.