Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: thirrje për “bashkim shpirtëror” me katolikët kinezë

Një tufë trëndefilash dhuratë për Papën - REUTERS

23/05/2018 12:46

“Të bashkohemi shpirtërisht me të gjithë katolikët, që jetojnë në Kinë”. Kjo, thirrja e sotme e Papës, para përshëndetjes së besimtarëve të gjuhës italiane që, si zakonisht, mbyll takimin e së mërkurës me besimtarët.

“Nesër, 24 maj, bie festa  e përvitshme e Zojës ‘Ndihma e të krishterëve’, që nderohet në mënyrë të veçantë në shenjtëroren e Sheshan-it, pranë Shangait, në Kinë”. Këtë kujtoi Papa, për të vijuar me porosinë: “Kjo festë na fton të bashkohemi shpirtërisht me të gjithë besimtarët katolikë, që jetojnë në Kinë. Ta lusim për ta Zojën, që t’i ndihmojë ta jetojnë fenë me bujari e paqe, e të dinë të bëjnë gjeste konkrete vëllazërimi, harmonie e pajtimi, në bashkim të plotë me pasardhësin e Pjetrit”.

Pastaj, duke iu  drejtuar vetë katolikëve kinezë, Papa theksoi: “Të shumëdashur dishepuj të Zotit në Kinë: Kisha universale lutet me ju e për ju që, edhe ndërmjet vështirësive, të mund të vazhdoni t’ia besoni vetveten vullnetit së Zotit. Zoja do të ndërmjetësojë, që të mos ju mungojë kurrë ndihma e saj e do t’ju ruajë me dashurinë e saj amtare”.

23/05/2018 12:46