Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa në audiencë: vajimi është karta e identitetit e Jezusit

Papa në audiencën e përgjithshme

23/05/2018 12:23

“Pa forcën e Shpirtit Shenjt nuk mund të bëjmë asgjë”; është Shpirti Shenjt Ai, që na jep forcë për të ecur përpara!”. E theksoi këtë Papa Françesku, duke folur lirisht gjatë katekizmit të sotëm të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, e duke shpjeguar se të lindësh  në jetën hyjnore përmes Pagëzimit, është hapi i pare”; duhet, pastaj, të  sillesh si Bir i Zotit, domethënë t’i ngjash Krishtit, që vepron në Kishën Shenjte, duke marrë pjesë në misionin e Tij në botë”. E pikërisht këtë parashikon vajimi i Shpirtit Shenjt: “Pa forcën e Tij njeriu nuk mund të bëjë asgjë”. Ashtu si e gjithë jeta e Jezusit u frymëzua nga Shpirti Shenjt, kështu edhe jeta e Kishës dhe e të gjithë anëtarëve të saj, udhëhiqet nga i njëjti Shpirt - pohoi Françesku: “I zënë nga Virgjëra, për virtyt të Shpirtit Shenjt, Jezusi e nis misionin e Tij mbasi, i dalë nga nga uji i Jordanit, shugurohet nga Shpirti Shenjt, që zbret e mbetet mbi Të”. Është gjë e bukur mënyra si paraqitet Jezusi, me këtë kartë identiteti, në sinagogën e Nazaretit - kujtoi Papa - duke vazhduar të flasë lirisht. “Jezusi është plot me Shpirtin Shenjt e është edhe burimi i Shpirtit, premtuar nga Ati”. Në të vërtetë, mbrëmjen e Pashkëve, i Ngjalluri fryn mbi dishepujt, duke u thënë atyre: “Merreni Shpirtin Shenjt!”. E, në ditën e Rrëshajëve, forca e Shpirtit Shenjt zbret përmbi apostujt në një formë të jashtëzakonshme: në formë flakësh”.

23/05/2018 12:23