2018-05-23 14:49:00

Papa: luftë për jetën dhe dinjitetin e njeriut


Duke pritur, pak ditë më parë, në audiencë, në sallën pranë bibliotekës së tij private, Komitetin Ekzekutiv të Federatës Evropiane “One of Us”, Papa i bëri thirrje të luftojë për jetën dhe dinjitetin e njeriut.

“E sotmja është ‘kulturë e hedhurinës’, ndërsa të luftosh për jetën, do të thotë të luftosh  për një kulturë, në të cilën duhet respektuar çdo jetë njeriu. Të flasësh sot për këtë, duket sikur flet në gjuhën e marcianëve. Puna juaj është ta zbrisni këtë ide në një kulturë përzgjedhur”. Këtë theksoi Papa, duke vijuar të prekë, me shumë pasion, vetëvrasjen e asistuar, herë të rregulluar nga ligjet, e herë tjetër të zbatuar fshehurazi, mbi njerëzit e moshuar. “Më falni! Kur flas për të tilla gjëra, nxehem sa më s’ka dhe e harroj fare mënyrën diplomatike të të shprehurit -  tha Papa - duke e nxitur Federatën të vijojë punën që çdo jetë të respektohet e të mbrohet me shumë dashuri”.

“Shpirti i Evropës është njohja e dinjitetit të barabartë për çdo njeri dhe vullneti për të qenë, më në fund, kontinent i paqësuar e paqësues” - deklaroi Carlo Casini, themelues dhe president nderi i Federatës që sot -  40 vjet pas hyrjes në fuqi  në Itali të ligjit 194 – nënshkroi një artikull, së bashku me të bijën, Marina, presidente e Lëvizjes për Jetën në Itali.

Aborti nuk është e drejtë

Aborti nuk është e drejtë - shpjegon në një koment avokati specialist i bioetikës, Marcello Palmieri - është dhe mbetet rrugëzgjidhje dramatike dhe ekstreme, sepse fëmija e zënë ka gjithnjë të drejtë për jetën dhe shëndetin  fizik e psikik. E këtë kuptim ka edhe ligji 194 mbi ndërprerjen vullnetare të shtatzanisë. Ndërsa gjatë 40-vjetëve të fundit vijon të banalizohet, çka për gruan është traumë. Problem i ndërlikuar, ky i abortit, që në të gjitha rastet, fsheh dramën e gruas në rrethana tragjike. Këto rrethana duhen kapërcyer, duke ndihmuar të shmanget vrasja e fëmijës e të zgjidhet pozitivisht drama e nënës, gjë që kërkon mobilizimin e të gjitha forcave të shoqërisë, duke nisur nga familja - tek kushtetuta, tek shteti, tek shoqatat e tek indidividët, që luftojnë për mbrojtjen e jetës nga lindja, në perëndimin e saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.