2018-05-21 13:02:00

Papa Gjoni XXIII: nderimi i shenjtit në Bazilikën e Shën Pjetrit


Shën Papa Gjoni XXIII nderohet në varrin e tij në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku u zhvendos nga Kripta e Vatikanit, në vitin 2001, viti i lumnimit të tij. E pikërisht prej këndej fillon edhe reflektimi i kardinalit Anxhelo Komastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit, në videoklipin e parë të serisë, që Vatikan News ia kushton “Peregrinatio”-s së shenjtit. Urna, që përmban reliket e tij, do të shkojë në Bergamo e në Sotto il Monte, nga 24 maji deri më 10 qershor.

Hera e parë, zhvendosja e relikeve të Shën Piut X në Venedik

Ngjarje e jashtëzakonshme, që ka vetëm një precedent, në vitin 1960, kur trupi i shën Piut X u kthye në Venedik nga Vatikani, pikërisht me urdhër të Gjonit XXIII. Sot, ky shtegtim jo i zakontë jep mundësi për të reflektuar mbi trashëgiminë e Papës së Koncilit e të “Pacem in terris”. E tija, duhej të ishte një papni, e ashtuquajtur “tranzicioni”, siç nënvizojnë edhe kronikat e vitit 1958, pas konklavit, që e zgjodhi në krye të Kishës universale.

Ngjashmëria e jashtëzakonshme ndërmjet zemrës së Papës Gjoni XXIII dhe zemrës së Krishtit

Kardinali Komastri kujton në intervistën, që shihet në videon e mësipërme, se si rrënjët dhe familja e shenjtit përcaktuan edhe stilin e gjuhën e përdorur prej tij, e cila ishte e thjeshtë dhe lehtësisht e kuptueshme nga të gjithë. “Besoj se synimi i Papës Gjoni XXIII, që sheh gjithçka nga qielli, është vetëm të thotë: ruajeni të paprekur atë burim, ku edhe unë kam pirë, ku gjeta frymëzimin për jetën time”. Pastaj, dy fjalë edhe për kanonizimin, në vitin 2014. “Papa Françesku – saktëson kardinali – e shpalli shenjt pa pritur mrekullinë e dytë. Ajo që mbizotëroi si kriter për njohjen e heroizmit të virtyteve të tij ishte ngjashmëria e jashtëzakonshme e zemrës së Papës Gjoni XXIII me zemrën e Krishtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.