2018-05-21 12:26:00

Bosnjë-Hercegovinë: Erdogan bën propagandë zgjedhore dhe përçan vendin


Shkakton polemika vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Bosnjë-Hercegovinë. Është fjala për etapën e turneut, në përgatitje të zgjedhjeve presidenciale të vjeshtës së ardhshme, që synon – të paktën ky është shpjegimi – marrjen e votave të turqve, që jetojnë jashtë shtetit.

         Ndërkaq, shumë zëra u ngritën, duke e akuzuar Erdoganin për ndërhyrje në punët e brendshme dhe në politikën boshnjake. Duket se në fjalimet e tij, presidenti turk është shprehur në favor të interesave të Bakir Izetbegoviç, që në presidencën tripalëshe përfaqëson myslimanët, në dëm të qytetarëve serbo-boshnjakë e kroatë.








All the contents on this site are copyrighted ©.