2018-05-20 09:00:00

Papa Françesku hap nesër asamblenë e ipeshkvijve italianë


Nesër, Papa Françesku hap në Vatikan, asamblenë e përgjithshme të ipeshkvijve italianë, e cila do të vazhdojë deri më 24 maj. Këtë vit, tema i nxit prelatët të reflektojnë mbi “Praninë kishtare në kontekstin aktual komunikativ”. Ipeshkvijtë do të konfrontohen mbi “përgjegjësinë edukative dhe misionare të Kishës në një kulturë të plazmuar fuqimisht nga komunikimi”, siç thuhet në komunikatën e tyre për shtyp.








All the contents on this site are copyrighted ©.