Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Sinodaliteti, përmasë themelore e Kishës. Zëri i teologëve

Papa me ipeshkvijtë, në Sallën e Sinodit

18/05/2018 12:49

“Udha e sinodalitetit është udha, që Zoti pret nga Kisha e mijëvjeçarit të tretë”: me këto fjalë hapet dokumenti “Sinodaliteti në jetën dhe në misionin e Kishës”, publikuar më 3 maj, me synimin për të shprehur impenjimin programatik, propozuar nga Papa Françesku më 17 tetor 2015, në 50-vjetorin e themelimit të Sinodit të Ipeshkvijve nga Papa Pali VI.

         Teksti prej 41 faqesh i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar jep kontributin e tij për t’u thelluar më mirë në kuptimin e sinodalitetit, si edhe disa orientime baritore për zbatimin konkret në nivele të ndryshme, sidomos në udhën ekumenike.

Sinodaliteti, sfidë parësore për Kishën

         Sinodaliteti “është përmasë themelore e Kishës”, thekson Papa Françesku, për të cilin në të shprehet më së miri figura e Kishës, që rrjedh nga Ungjilli i Krishtit, Kishë e thirrur për t’u mishëruar në histori, duke i qëndruar besnike Traditës, në mënyrë krijuese. Termi “sinodalitet”, nga greqishtja e latinishtja, do të thotë “të ecim së bashku”. Një përvojë të fuqishme sinodaliteti bënë bashkësitë e para të krishtera në Koncilin e Jeruzalemit, rreth viteve 48-49 pas Krishtit.

Imzot Piero Coda në mikrofonin tonë

         Njëri nga anëtarët e Komisionit Teologjik Ndërkombëtar, imzot Piero Coda, nënvizon, në mikrofonin e Vatican News, rëndësinë e kësaj teme për udhën ekumenike e për shoqërinë e kohës sonë:

         Ҫështja themelore, që procesi sinodal shtron në jetën e Kishës, është kjo: përfshirja e të gjitha përmasave të Popullit të Zotit, nën autoritetin e atyre, që Shpirti Shenjt i propozon si barinj të Kishës, në mënyrë që të gjithë të ndjehen bashkëpërgjegjës të jetës e të misionit të Kishës. Hapi përpara, risia drejt së cilës na shtyn sinodaliteti është t’i përdorim dhuratat e karizmat në shërbim të njëri-tjetrit. Natyrisht, barinjtë e Kishës, me mënyrën e tyre; ata, që zbatojnë një karizëm të veçantë, me një mënyrë tjetër; laikët, ekspertë të përmasave të ndryshme të jetës civile, kulturore dhe shoqërore, me mënyrën e tyre të veçantë. Sidomos, do të theksoja lënien e një hapësire për shprehjen e karizmës së grave, të aftësisë së tyre për të interpretuar shenjat e kohrave e për të zbuluar udhë të reja, që Ungjilli të arrijë tek të gjithë. Fjalët, që përmbahen në dokument e që i dëgjojmë shpesh nga Papa Françesku - shoshitja e përbashkët, ekleziologjia e përshpirtëria e bashkimit, dialogu e dëgjimi, kultura e takimit – tregojnë se në Kishë duhet kaluar nga një konceptim kryesisht klerikal, me në qendër hierarkinë, në një këndvështrim më gjithëpërfshirës, sipas të cilit detyrat e ministeret nuk çfuqizohen, por vihen në vendin e duhur.

18/05/2018 12:49