2018-05-17 17:32:00

BE-Ballkan Perëndimor: programi i përparësive të Sofies


Perspektivë evropiane dhe reforma. Këto, pikat kryesore të dokumentit, që u nënshkrua sot në Sofie të Bullgarisë, nga krerët e shtetit e të qeverisë së Bashkimit Evropian dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor.

Brukseli, lexohet në të, e konsideron pozitiv “impenjimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për primatin e demokracisë e të shtetit të së drejtës, në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe kriminilatitetit të organizuar, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të pakicave”, duke pohuar kështu, mbështetjen për “perspektivën evropiane” të tyre.

Mbledhja e Sofies u përqendrua në temat e integrimit, të investimeve dhe të bashkëpunimit, pa hyrë në hollësirat konkrete të integrimit. Bashkimi Evropian u impenjua para Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, të shtojë ndihmat sidomos në sektorin energjitik dhe në ndërtimin e rrjetit rrugor, si autostrada blu edhe autostrada për paqen (Nish-Prishtinë). Aspekte të tjera kanë të bëjnë me pikat kufitare, me strategjinë e re hekurudhore, me agjendën dixhitale, si edhe me procesin e pajtimit e të fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor.








All the contents on this site are copyrighted ©.