Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Takimi i dytë i Papës me ipeshkvijtë kilianë. Dje, një tekst për t’u medituar

Takimi i Papës me ipeshkvijtë e Kilit - RV

16/05/2018 12:32

Sot, në studion pranë Sallës Pali VI në Vatikan, takimi i dytë i Papës Fraçesku me 34 ipeshkvijtë kilianë, thirrur në Romë për të marrë përfundimet e raportit të imzot Scicluna-s, pas vizitës së tij në Kili. Dje, Ati i Shenjtë u dha atyre një tekst për t’u medituar, me synimin për të gjetur mënyrën e daljes nga gjendja e shkaktuar prej abuzimeve në Kishën e Kilit. Dy takime të tjera do të mbahen nesër, më 17 maj, siç njofton drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke.

Konferenca e shtypit e imzot Ramos dhe e imzot Gonzales

Në prag të këtyre ditëve të takimit me Papën, dy ipeshkvij kilianë mbajtën një konferencë për shtyp, siç ju kemi njoftuar në emisionin e djeshëm. Sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Kilit, imzot Ramos, shpjegoi se “kuadri i këtyre takimeve u referohet çështjeve të abuzimit me pushtetin, me ndërgjegjen dhe abuzimeve seksuale” e, sidomos, “mekanizmave, që, në disa raste, kanë çuar në fshehjen e provave dhe në mungesa të rënda ndaj viktimave”. Ndjejmë “dhimbje e turp”, nënvizoi imzot Ramos, sepse “ky është lloji i abuzimeve, që nuk duhet të ndodhin kurrë në ambientet kishtare”, por ky është edhe çast i rëndësishëm për përtëritjen e Kishës në Kili.

16/05/2018 12:32