Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: Lindja e Mesme, dhuna ndjell dhunë. Angazhim për paqen

Papa në audiencën e përgjithshme

16/05/2018 12:11

Në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mendimi i Papës u rikthye në Tokën Shenjte e në Lindjen e Mesme. U rikthye, sepse atje, posaçërisht në Gaza, nuk po pushon gjakderdhja, në vijim të protestës palestineze kundër përurimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem. Pas 61 viktimave të së hënës, ndërmjet të cilave, edhe një vajzë vetëm tetë muajshe, dje mbetën të vrarë edhe dy militantë të tjerë palestinezë, të goditur nga forcat izraelite të sigurimit.

Dhuna largon paqen e dialogun

Françesku shprehu shqetësimin e tij të thellë për thellimin e tensioneve dhe spiralen e dhunës që - nënvizoi - e bën gjithnjë më të largët rrugën e paqes, të dialogut e të bisedimeve:

“Shpreh dhimbjen time të thellë për të vdekurit e të plagosurit e ndjehem, me lutje e dashuri, shumë pranë të gjithë atyre, që vuajnë. Përsëris edhe një herë se përdorimi i dhunës nuk ka sjellë e as nuk do të sjellë kurrë paqe. Lufta ndjell luftën, dhuna– dhunën. I ftoj, prandaj, të gjitha palët në konflikt si dhe bashkësinë ndërkombtare ta përsërisin angazhimin, që të ketë epërsi dialogu, drejtësia e paqja”.

Urimet për muajin e Ramazanit

Më pas Papa iu lut Marisë, Mbretëreshë e Paqes, duke i nxitur besimtarët t’i kërkojnë Zotit, në lutje, të ketë mëshirë për ne. Në përfundim, “urimet e tij më të përzemërta” për muajin e Ramazanit, ngjarje e rëndësishme fetare për myslimanët në të katër anët e Planetit, që do të fillojë nesër: “Uroj - nënvizoi Françesku - që kjo kohë lutjeje e agjërimi, të ndihmojë për të ecur në udhën e Zotit, që është udhë e paqes!”.

16/05/2018 12:11