2018-05-15 15:08:00

Cor Orans: imzot Carballo (Selia e Shenjtë) “federim” e “risi të çmuara” për manastiret që kalojnë çaste të vështira


“Kur një manastir i pavarur rregulltaresh me kushte solemne ka vetëm pesë veta, e humbet të drejtën për të zgjedhur eproren”. Kjo është një nga risitë e “Cor orans” (Zemra në lutje), shpjegoi imzot José Rodriguez Carballo, sekretar i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë  e Jetës së Kushtuar, gjatë konferencës së shtypit të paraqitjes, në Sallën e Shtypit të Vatikanit. Në këtë rast - shpjegoi  - kryetari federal duhet të informojë Selinë e Shenjtë lidhur me emërimin e Komisionit ad hoc, parashikuar nga" Vultum Dei quarere”.

“Ky është udhëzim, që sigurisht ka të bëjë me një numër të madh manastiresh, të cilave u kërkohet të ndërgjegjësohen për realietin e tyre, në dialog me Selinë e Shenjtë e sipas masave të parashikuara nga Komisioni - komentoi Carballo. - Në tekst, veç të tjerash, saktësohen edhe normat e federimit, “risi e mirëfilltë në këndvështrimin ligjor të së drejtës kishtare kanonike”.

“Risi e çmuar, sepse shumë manastireve në vështirësi u krijon kushtet të mbështeten e të ndihmohen nga bashkësi të tjera më të lulëzuara, nëse do ta pranojnë me frymë feje e bashkimi, këtë mundësi ndihme vëllazërore që, nga njëra anë, mund të hapë rrugë për krijimin e një jete të re, e nga ana tjetër, të përgatisë terrenin e përshtatshëm për transferimin dhe strehimin e murgeshave, në rast të mbylljes së kuvendit, që të mund ta jetojnë denjësisht kushtimin e jetës së tyre.








All the contents on this site are copyrighted ©.