Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku takohet me klerin e dioqezës së Romës

Papa në takimin me klerin e Romës më 15 shkurt 2018 - ANSA

14/05/2018 12:29

Fillon me një çast lutjeje, takimi i sotëm i Papës Françesku me klerin e dioqezës së Romës, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Ati i Shenjtë mbërrin në bazilikë në orën 19.00, për të dëgjuar një përmbledhje të punës së famullive, që nga 15 shkurti i kaluar, kur u foli për herë të parë, gjatë këtij viti, ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e laikëve të Romës e rrethinave. “Sëmundjet shpirtërore” ishin dhe janë edhe sot, në qendër të reflektimit, siç shkruan vikari i dioqezës, imzot Angelo De Donatis, në letrën, që dërgoi para pak kohe.

         “Po mbledhim në vikariat, përmes ipeshkvijve ndihmës, relacionet, që sintetizojnë udhën e përjetuar. Materiali do t’i jepet Papës që ta shohë si kërkon përgjigje dioqeza e tij për impenjimin në kumtimin e gëzimit ungjillor… Ati i Shenjtë do të na tregojë terapinë për të dalë nga sëmundjet, që gjetëm”.

14/05/2018 12:29