Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Lutja e Papës për Indonezinë, pas sulmit mbi disa kisha

Papa u shpreh afërsinë indonezianëve

14/05/2018 12:09

 Papa Françesku, pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, bëri thirrje që të marrin fund aktet e dhunës. E këto fjalë i shqiptoi pas atentateve të rënda kundër disa kishave katolike në Indonezi, që i kushtuan jetën 10 vetëve, ndërsa 40 të tjerë u plagosën.

“Të dashur vëllezër e motra, jam posaçërisht pranë popullit të Indonezisë, në mënyrë të veçantë, pranë bashkësive të krishtera të qytetit Surabaya, të goditura nga sulmi kundër vendeve të kultit. Lartoj lutjen time për viktimat dhe familjarët e tyre. Së bashku, ta lusim Zotin e paqes që të na japë hirin e përfundimit të këtyre veprimeve të dhunshme e, në zemrën e  të gjithëve, të gjejnë vend ndjenja pajtimi e vëllazërimi, jo urrejtjeje e dhune!”.

Autori i sulmeve, Is

Shteti i vetëshpallur Islamik e ka pranuar tashmë autorësinë e sulmeve vrasëse kundër tri kishave në Indonezi. Presidenti i vendit, Joko Widodo, e quajti ngjarjen, “akt barbar” dhe kërkoi nga policia t’i gjejë menjëherë autorët e këtyre aksioneve të dhunshme.

Ndërmjet atentatorëve, edhe një grua me fëmijë të vegjël  

Sipas policisë indoneziane, ndërmjet atentatorëve ishte edhe një grua, që u hodh në erë së bashku me dy fëmijët e saj të vegjël. Burime të tjera flasin edhe për një grua tjetër, e pranishme në njërin nga  tre shpërthimet, ndërsa në video shihet një burrë me motor duke hyrë në oborrin e një kishe e duke u shndërruar  në bombë. Kamikaze, edhe ai, që  bashkë me veten, vrau e plagosi një mori të tjerësh.  Burime zyrtare  njoftojnë se të gjitha kamikazet ishin anëtarë të së njëjtës familje. 

14/05/2018 12:09