Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha shqiptare

Kardinali E. Simoni në Gregoriana, mbi “Persekutimin e Kishës në Shqipëri”

Papa Françesku me kardinalin Ernest Simoni në Tiranë, 21 shtator 2014 - AP

14/05/2018 13:43

“Persekutimi i Kishës në Shqipëri” përmes dëshmisë së kardinalit Ernest Simoni. Kjo është pasditja tematike e organizuar nga kreu i misionit diplomatik te Ambasadës së Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit të Maltëspranë Selisë së Shenjtë, znj. Majlinda Dodaj, të mërkurën, 16 maj, në orën 16.30, në sallën F104 të Fakultetit të Historisë e të Trashëgimisë Kulturore të Kishës, në Universitetin Papnor Gregorian, në Romë.

Të pranishmit do të mund të dëgjojnë dëshminë personale të atij, që i mbijetoi komunizmit, pasi kaloi 18 vjet burg, duke punuar në minierat e Spaçit e 10 vjet punë të detyruar në kanalet e ujrave të zeza. Pati thënë meshë, rrëfyer e kunguar fshehurazi, siç i tregoi vetë Papës Françesku, i cili edhe u përlot, gjatë takimit në katedralen e Shën Palit në Tiranë, më 21 shtator 2014.

Përveç kardinalit shqiptar, e ngarkuara me punë në këtë ambasadë, znj. Majlinda Dodaj, ka ftuar në konferencë rektorin e Gregorianës, atë Nuno da Silva Gonçalves, dekanin e fakultetit, atë Marek Inglot, si edhe gazetarin e së përditshmes italiane kishtare “Avvenire”, Mimmo Muolo, në rolin e moderatorit. Ky i fundit është autor i librit “Don Ernest Simoni: nga puna e detyruar në takimin me Françeskun”, prandaj e njeh mirë kardinalin shqiptar.

Vetë kreu i misionit diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, znj. Dodaj, do të mbajë kumtesën me titull “Liria fetare gjatë e pas rënies së komunizmit në Shqipëri”. Është edhe kjo, një përpjekje tjetër për ta bërë të njohur historinë e Kishës në Shqipëri, sidomos të persekutimit të saj gjatë komunizmit, në vazhdën e konferencave të tjera të mëparshme, organizuar nga ambasada në Romë.

14/05/2018 13:43