Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Shenjtorët e javës 13 - 20 maj

Shenjtorët - RV

13/05/2018 07:30

E diel 13 maj, Kisha katolike kremton solemnitetin e Shëlbuemit. Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë.
Kjo festë kujton se trishtimi për kthimin e Krishtit tek Ati Qiellor, shndërrohet në gëzim, sepse Zoti na premton Ngushëlluesin. E është pikërisht Shpirti Shenjt Zot që do t’i bindë ata që nuk besojnë, për lumninë përfundimtare të Krishtit dhe për dënimin e tij të padrejtë me vdekje. Prandaj, me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin Qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin, siç dëshmon kjo festë e të Shëlbuemit.

Gjithnjë më 13 maj, Kisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes së Portugalisë, e kalendari përkujton edhe përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës.

Të hënën më 14 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Matinë Apostull. 

Të martën më 15 maj, kalendari kishtar përkujton shën Izidorin, bujk. 

Të mërkurën më 16 maj, kalendari kishtar përkujton shën Ubaldin, e shën Luigjin Orione.

Gjithnjë më 16 maj, kalendari përkujton të Lumin Vladimir Gjika, me prejardhje shqiptar. U lind në Stamboll më 1873 nga një familje shqiptaro-rumune dhe u kthye nga ortodoksia në katolicizëm, më 1902, në Romë, gjatë studimeve për filozofi dhe teologji. Deshi të shugurohej meshtar ose murg, por Papa Piu X e këshilloi t’i kushtohej apostullimit si laik. Pas shumë shërbimesh të çmueshme për Kishën si laik, u shugurua meshtar në vitin 1923. Nga ky vit, u dërgua nga Selia e Shenjtë në Sidney, Budapest, Dublin, Buenos Aires, ku mori pjesë në kongreset eukaristike ndërkombëtare. Kreu misione apostolike edhe në Japoni, Kinë e Ceylon. Vdiq ndër torturat e sigurimit, në një burg komunist në Rumani. Ndër provat e shumta, paraqitur nga dioqeza e Bukureshtit për lumnimin e tij, janë edhe dokumentet, që u gjetën në arkivat e ish policisë politike të regjimit dhe dëshmitë e shokëve të burgut.

Të enjten më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Pashkun Baylon e shën Gjulietën Salzano.

Të premten më 18 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin I, shën Gëzimin (Felice) nga Kantaliçe.

Të shtunën më 19 maj, kalendari kishtar përkujton shën Pjetrin Celestino, shën Krispinin nga Viterbo e shën Ivo-n.

Të dielën e ardhshme më 20 maj, Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Rrëshajëve. Gjithnjë më 20 maj, kalendari kishtar përkujton shëm Bernardinin nga Siena, françeskan, shën Lidien e Shën Aurën, martire nga Ostia afër Romës.Solemniteti Rrëshajëve – shënon Zbritjen e Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull së bashku me Marinë, shënon pikërisht plotësimin e premtimeve të Jezu Krishtit: dërgimin e Shpirtit Shenjt për t’i ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Ai u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Me ndihmën e Shpirtit Shenjt ecim plot shpresë në kërkim të së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin.

13/05/2018 07:30