Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Dita e 52-të Botërore e Komunikimeve Shoqërore

Gazeta - AP

13/05/2018 09:00

Përjetohet në të gjithë botën, me veprimtari të ndryshme, Dita e 52-të Botërore e Komunikimeve Shoqërore. Këtë vit, tema e zgjedhur nga Papa Françesku, niset nga fjalët e Krishtit në Ungjillin sipas Gjonit: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë. Lajmet e rreme (Fake news) dhe gazetaria e paqes”.  Në mesazhin për këtë ditë, publikuar më 24 janarin e këtij viti, Papa Françesku kërkon një gazetari që i rri larg bujës dhe dhunës verbale.

Për krishterimin, shkruan Papa, e vërteta nuk është vetëm një realitet konceptual, i cili ka të bëjë me mënyrën e gjykimit të gjërave, që na bën t’i quajmë ato të vërteta, ose të rreme, por me një stil jetese, që përfshin çdo aspekt të humanitetit tonë. E zbulojmë dhe e rizbulojmë të vërtetën, kur e ndjejmë atë brenda nesh, në besnikërinë e Krishtit, që na do. 

13/05/2018 09:00