Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Bullgari: kardinali i Sarajevës, Vinko Puljiç, në dioqezën e Nikopolit, me rastin e 370-vjetorit të themelimit

Shenjtërorja e Zojës së Fatimës, në Pleven - RV

13/05/2018 16:00

Me rastin e 370-vjetorit të themelimit të dioqezës katolike të Nikopolit, kryeipeshkvi i Sarajevës, kardinali Vinko Puljiç, ishte për vizitë në Bullgari, ku dje kryesoi kremtimin eukaristik në Shenjtëroren e Zojës së Fatimës, në Pleven, dhe vizitoi lapidarin mortor të Filip Stanislavov, ipeshkëv i parë i dioqezës së Nikopolit, që ruhet në muzeun historik të qytetit. Për kremtimet e jubileut të dioqezës u dërgua pikërisht kardinali Puljiç, sepse misionarët e parë që shkelën në Bullgari, më 1595, ishin françeskanët e Bosnjës.

Ipeshkvi i parë katolik  i Bullgarisë, Petar Solinat, ishte me prejardhje nga Tuzla (Bosnjë). “Kjo ngjarje e madhe është rast për Kishën tonë - pohoi ipeshkvi vendas, imzot Petko Hristov - për të kujtuar udhën e  bërë, për të parë nga vijmë e ku po shkojmë.

Sot, e diel, 13 maj, kryeipeshkvi i Sarajevës kremtoi Meshën në katedralen e Shën Palit të Kryqit, në Russe, qendër e dioqezës së Nikopolit dhe u takua me autoritetet vendase e fetare të qytetit, që shtrihet në brigjet e Danubit.

Pasdite, pastaj, kleri i Nikopolit, së bashku me kardinalin, mori pjesë në një lutje mbi rrënojat e qytetit të lashtë Nicopolis ad Istrum, prej nga rrjedh edhe vetë emri i dioqezës. Vizita e kardinalit Puljiç në Bullgari përfundoi në Belene, me nderimin e relikeve të të lumit Eugenio Bossilov, ipeshkvit-martir bullgar, pushkatuar nga regjimi komunist.  

13/05/2018 16:00