Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Austri: dy kanale interneti për shtegtarët, 3.000 kilometra udhë feje

Shenjtërorja austriake Mariazell - RV

13/05/2018 11:00

Kisha austriake, në bashkëpunim me Ministrinë për Turizmin, vuri këto ditë në rrjet, faqen e internetit www.pilgerkalendar.at, që përmban data e ngjarje për të gjithë shtegtarët e Austrisë; pranë e pranë, edhe faqen tjetër, www.pilgerwege.at, me përshkrimin e më se 3.500 kilometrave udhë, për shtegtarë të veçantë, familje, bashkësi famullitare e dioqezane. Informacionet vënë në dukje  udhët e panumërta të shtegtimit në “Magna mater Austriae” të Mariazell, e edhe një mori shtigjesh, përmes të cilave mund të shkohet drejt Santiagos së Kompostelës, duke përshkuar tej e ndanë Austrinë e edhe Evropën. Herë në këmbë, e herë me mjete të ndryshme, duke nisur nga biçikleta.

Vihet shumë në dukje edhe Hemmapilgerwege, rrjeti i Karincies, Stirisë e Karincies sllovene për shtegtarët, që drejtohen kah varri i pajtores së shenjtë, Emma Gurk, varrosur në katedralen e qytetit karincian dhe shumë e shumë udhë të tjera, që të çojnë në po aq shenjtërore e edhe më tutje: drejt Hungarisë, Gjermanisë, Francës, për të vizituar, për shembull, vendvarrosjen e shenjtit ushtar, Martinit, atij që ndau mantelin përgjysëm me një të varfër, me origjinë nga Panonia. Për çdo udhë ka përshkrime të hollësishme me linke e galeri fotosh. Në këtë faqe shënohen 40 shtegtime, deri në shtator. Janë shtegtime për të gjithë, që të hapin para, për ta lexuar, duke shkelur në udhët pafund, historinë e Kishës e të Evropës.  

13/05/2018 11:00