Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

13 maj: përvjetori i dukjeve të Virgjëra Mari në Fatima të Portugalisë

Our Lady of Fatima - RV

13/05/2018 07:00

Me 13 maj bie përvjetori i dukjeve të Virgjëra Mari në Fatima të Portugalisë ne vitit 1917. Pikërisht si sot, të dielën më 13 maj të vitit 1917, e që nga ajo ditë për gjashtë herë me radhë, Zoja e Bekuar iu dukë tre barinjve të vegjël, Lucisë së Jezusit, Françeskut e Gjaçintos, të cilëve u la një mesazh të rëndësishëm shpirtëror për mbarë njerëzimin. Ipeshkvi i Leira-s, në letrën baritore në përfundim të 50-të vjetorit të kësaj ngjarje, pat pohuar se mesazhi i Fatimës “përmbledh një doktrinë aq të gjerë sa që mund të pohohet se nuk i shpëton asgjë prej temave themelore të fesë sonë të krishterë...”

E mesazhi që Virgjëra Mari u përcolli barinjve të vegjël e të thjeshtë në Fatima atë vit të paharrueshëm 1917 mbetet  aktual, sepse është mesazhi i paqes e i dashurisë ungjillore. Pra, është mesazhi i përhershëm, do të thotë mesazhi i Ungjillit. Jezusi, në fillim të jetës së tij publike, siç lexojmë në Ungjillin e Shën Markut, pati thënë “Pendohuni e besoni në Ungjill!”. Kjo pra është edhe thirrja që Nëna e Krishtit ua besoi tre barinjve të vegjël: Luçisë, Françeskut e Gjaçintës, në dukjet e saj në Fatima.

Siç dihet, për herë të parë Zoja e Bekuar Virgjëra Mari u duk më 13 maj 1917. Pastaj u duk edhe pesë herë të tjera, deri më 13 tetor të atij viti, vit tragjik gjatë të cilit Evropa mbytej në gjakun e Luftës I Botërore. Mesazhi i parë i Virgjërës Mari ishte ftesë për lutje e pendesë, për shpëtimin tokësor e qiellor të bijve të saj.

E nuk duhet të harrojmë se mesazhi që Zoja e Bekuar ua besoi Luçisë, Françeskut e Xhaçintës, në vijim të atij të Lurdës, ishte një thirrje e fortë për lutje e pendesë; mesazh vërtetë profetik, duke pasur parasysh shekullin XX, shekull i shkatërrimeve të pashembullta, të shkaktuara nga luftërat e nga regjimet totalitare si dhe nga persekutimet e panumërta kundër Kishës.

13/05/2018 07:00