Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Zoja e Bekuar, në muajin maj: Maria e Shpirti Shenjt

Nuestra Señora de La Altagracia - RV

11/05/2018 08:00

Maria nuk mund të kuptohet pa Shpirtin Shenjt. Lidhje tejet e ngushtë, e privilegjuar, e pazgjidhshme, sepse feja e Marisë tërheq dhuratën e Shpirtit hyjnor.
E gjithë ngjarja e lindjes së Jezusit dhe e fëmijërisë së tij të parë udhëhiqet në mënyrë pothuajse të dukshme nga Shpirti Shenjt, ndonëse nuk përmendet gjithnjë. Zemra e Marisë, në përkim të plotë me atë të Birit hyjnor, është tempull i Shpirtit të së vërtetës, ku çdo fjalë e çdo ngjarje ruhet me fe, me shpresë e me dashuri.

Prej këndej, në shkollën e Marisë edhe ne mësojmë ta njohim praninë e Shpirtit Shenjt në jetën tonë, ta ndjejmë frymëzimin që vjen prej Tij e ta ndjekim përvujtërisht. Ai na bën të rritemi, sipas natyrës së Krishtit, e na dhuron frytet e mira, që Shën Pali Apostull i numëron në Letrën drejtuar Galatasve: “Dashurinë, gëzimin, paqen, shpirtmadhësinë, dashamirësinë, butësinë, besnikërinë, përvujtërinë, vetësundimin (Gal 5,22). Na i dhuron edhe me ndërmjetësinë e Virgjërës Mari".

11/05/2018 08:00