2018-05-11 13:10:00

Nest Zefi për librin “Unë jam shqiptar” të atë Ernesto Santucci


Atë Ernesto Santucci, jezuit, tashmë më se 90-vjeçar, është një nga misionarët e parë, ardhur në Shqipëri menjëherë pas komunzimit. Akoma vijon të shkojë në tokën e misionit, kur ka mundësi, megjithëse pak vite më parë u kthye në Napoli, në bashkësinë e sivëllezërve të vet.

Impenjimin e tij shumëvjeçar në mesin e popullit, për të cilin flet me mall e dashuri të pashoqe, e ka përmbledhur në librin e tij “Unë jam shqiptar”, që tashmë është përkthyer në shqip, i paraprirë nga një ese e gjatë në shqip e italisht, shkruar pikërisht nga përkthyesi, Nest Zefi, doktor në shkencat juridike. I telefonuam për një mendim të tij mbi librin. Ta dëgjojmë në intervistën e Klaudia Bumçit…








All the contents on this site are copyrighted ©.