Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Ipeshkvijtë kilianë tek Papa: plagët e shpërdorimeve janë ende të hapura.

Papa gjatë vizitës në Kili

11/05/2018 17:49

 “Dhimbje e turp”. Këtë shprehin ipeshkvijtë kilianë, në prag të vizitës ad Limina! Dhimbje e turp, për krimet e kryera në mjediset kishtare, me vetëdijen se, “pavarësisht nga veprimet e kryera këto vite, Kisha nuk ka arritur gjithnjë t’i shërojë plagët e shpërdorimeve, plagë ende të hapura në zemrat e viktimave dhe të popullit të Zotit”. Kështu shkruajnë, në një notë, ipeshkvijtë kilianë, në prag të takimit me Papën.

Vizita në Vatikan

Do të jenë në Vatikan, javën e ardhshme, nga 15 deri më 17 maj, për përfundimin e vizitës së imzot Charles Scicluna në Kili, për një  dialog të hapur e vëllazëror, si dhe për të bashkëpunuar lidhur me masat që duhen marrë me afate të shkurtëra, të mesme e të gjata, për të rivendosur bashkimin kishtar në Kili, me qëllim që “t’i jepet sa më shpejt fund shkandullit dhe të rivendoset drejtësia”.

Takimet e Papës me viktimat e shpërdorimeve

Në komunikatën e hartuar nga Këshilli i përhershëm i Konferencës ipeshkvnore kiliane (Cech), prelatët shprehin vlerësimin e tyre të plotë për takimin e fundit të Papës me tri viktimat e shpërdorimeve, kryer nga kleri në vendin jugamerikan: Juan Carlos Cruz, James Hamilton e Jose Andrés Murillo. “Sjellja e Papës Françesku është shembull. Tregon udhën, që duhet të ndjekë Kisha  kiliane përballë  akuzave për shpërdorime të ndërgjegjes, shpërdorime seksuale e edhe përballë çdo lloj shpërdorimi të pushtetit, që mund të vërehet në gjirin e bashkësive kishtare”.

Lutja

Në përfundim,  një lutje drejtuar besimtarëve, që t’i ndjekin ipeshkvijtë me uratë  drejtuar Zotit të jetës e të së vërtetës, duke uruar që Zoja Karmë të ndërmjetësojë për t’i shndritur mendjet e zemrat, që të veprojnë me frymën e Jezu Krishtit, Birit të saj.

11/05/2018 17:49